Rreth nesh

Projekti Rrënjët është nje vend ku shqiptarët që kanë kryer teste gjenetike mund të regjistrojnë rezultatet e tyre, për të pasur mundësi t’i krahasojnë me rezultatet në databazën tonë, si dhe me rezultate të tjera publike nga popullsi të lashta dhe bashkëkohore. Ky projekt drejtohet dhe mirëmbahet nga vullnetarë. Ky projekt nuk është kompani testimi.

 

Qëllimi

Projekti Rrënjët është një përpjekje për t’u ofruar studiuesve dhe shoqërisë më gjerë një informacion sa më të saktë mbi strukturën gjenetike të popullsisë shqiptare. Si fillim, projekti është përqendruar tek linjat atërore (ose mashkullore), që sot ofrojnë njohuri më të thella mbi lidhjet me gjenetike mes të testuarve dhe mbi prejardhjen e tyre. Megjithatë, duke qenë të ndërgjegjshëm që informacioni dhe kuptimi i linjave femërore përbën gjithashtu një burim të vlefshëm të dhënash gjenetike, kemi në ndërtim e sipër edhe nje bazë të dhënash mbi linjat femërore.

Mbledhja sistematike e të dhënave gjenetike nga të gjitha trojet shqiptare ka si synim ndërtimin e një kampioni gjenetik që të paraqesë një burim të shtuar për studimin e prejardhjes sonë në mënyrë sa më shkencore.

S

S
Si të regjistroheni tek Rrënjët

Vetëm ata që kanë teste të mirëfillta Y (linja mashkullore) ose teste Mt (linja femërore) mund të regjistrojnë rezultatin dhe të kenë mundësi të mësojnë nga krahasimi me rezultatet e tjera.

Ata që tashmë janë testuar, mund të bashkohen me projektin tonë në YSEQ ose me projektin tonë në FTDNA. Për rezultate nga kompani të tjera, mund të na kontaktoni drejtpërdrejtë përmes emailit.

Ata që nuk janë testuar ende, mund të zgjedhin mes kompanive të ndryshme që kryejnë teste gjenetike. Sot analiza e ADN-së ofrohet në forma të ndryshme në varësi të qëllimit të saj. Disa kompani që ofrojnë teste Y-DNA apo mtDNA të vlefshme për qëllimet e këtij projekti janë: FTDNA, YSEQ, Full Genomes, etj. Kurse teste nga kompani si 23andme, Ancestry, MyHeritage, etj, nuk vlejnë për të kuptuar me saktësi të mjaftueshme linjën mashkullore apo femërore, pasi janë teste kryesisht autosomale prandaj nuk i rekomandojmë për qëllimet e këtij projekti. Individë që jetojnë në USA/Kanada, Europë perëndimore, etj mund t’i porositin vetë testet dhe t’i bashkëngjitën projektit. Ata që jetojnë në Shqipëri dhe nuk kanë mundësi ta bëjnë porosinë direkt përmes internetit, mund të na kontaktojnë për t’u ndimuar me porositjen e testit.

Kontakt: alb.rrenjet@gmail.com; gjergj.rrenjet@gmail.com.