J-FGC12816

Linja atërore J1-M267>P58>Z1884>FGC12816 është dega më e përhapur e haplogrupit J1-M267 ndër shqiptarë. Degë të ndryshme të J1-M267 kanë filluar të mbërrijnë në Europë e Ballkan nga Lindja e Mesme, sidomos nga Levanti, që në periudhën e Neolitit, me popujt që përhapën bujqësinë në Mesdhe. Degë të tjera duhet të kenë mbërritur në vazhdimësi edhe gjatë Epokës së Bronzit dhe…

Lexo më shumë

Rezultatet e reja – 2020/1

Një ndër synimet kryesore të Projektit Rrënjët është ndërtimi i një kampioni gjenetik përfaqësues për popullin shqiptar. Suksesi i projektit drejt këtij synimi varet së pari nga pjesëmarrja vullnetare e shqiptarëve që testohen në kompani të ndryshme dhe mund t’i bashkojnë databazës sonë rezultatin e tyre. Prandaj, ftojmë çdo shqiptar që ka dëshirë të mësojë mbi prejardhjen e tij, të…

Lexo më shumë

Ballkani i lashtë – Harta

Studimi i historisë së shqiptarëve mbi të dhënat e rezultateve gjenetike mbështetet në krahasimin e rezultateve moderne me ato nga lashtësia. Për të lehtësuar këtë krahasim, publikojmë sot hartën e rezultateve gjenetike të shteteve të Ballkanit, që nga fillimi i Epokës së Bronzit. Hartën e plotë mund ta gjeni këtu. Të gjitha rezultatet vijnë nga studime të publikuara në revista…

Lexo më shumë

J-Z631

J2b-L283>Z638>Z1297>Z1295>Z631 është ndër degët kryesore të J2b-L283, një haplogrup me prani në Ballkan të paktën që në Epokën e Bronzit, dhe që sot shfaq diversitet dhe dendësi shumë të lartë te gegët. Edhe pse ndan të njëjtën prejardhje të largët me degët e tjera të këtij haplogrupi, J2b-L283>Z631 tregon disa karakteristika të veçanta, si në moshë, shpërndarje dhe në larmi.…

Lexo më shumë

R-Z29758

Prejardhja e largët e R1b-M269>PF7562>PF7563>Z29758, si për gjithë haplogrupin R1b-M269, mendohet nga stepat euroaziatike mbi Kaukaz. Mbërritja e paraardhësve të kësaj linje në Ballkan mund të hamendësohet nga degët e zbuluara përmes testeve të popullsisë së sotshme, duke qenë se gjetje nga lashtësia ende nuk ka. Megjithatë fakti që lidhjet më të afërta të zbuluara deri sot me të testuar…

Lexo më shumë

R-BY147912

Linja atërore R-BY147912 është njëra prej dy degëve të R-CTS9219>BY611>Z2705, një ndër grupet më të përhapura dhe më karakteristike të shqiptarëve. Për nëndegët e R-CTS9219 do të shkruajmë me hollësi në të ardhmen, por ajo që ka rëndësi edhe për nëndegën R-CTS9219>BY611>Z2705>BY147912 është se paraardhësi i përbashkët i gjithë këtyre linjave duhet të ketë mbërritur në Ballkan si pjesë e…

Lexo më shumë

Bytyçi

Bytyçi është një ndër fiset e mëdha të shqiptarëve, me shtrirje në Malësi, Pukë, Has, Llapushë, Gjakovë, dhe shumë treva të tjera shqiptare. Qendra kryesore territoriale ku Bytyçi pati edhe bajrakun e vet zë pjesën juglindore të Malësisë së Gjakovës (Tropojës). Bytyçi në Malësi Bytyçi përmendet për herë të parë në Malësinë e Gjakovës, në defterin osman të vitit 1571,…

Lexo më shumë

E-Z17107

Linja E-Z17107 (E-V13>Z1057>CTS5856>BY3880>Z5017>Z5016>Y3762>CTS6377>CTS9320>Z17107), është ndër nëndegët më të përhapura të e E-V13 ndër shqiptarë, me rreth 3% të popullsisë (~13% e E-V13). Deri tani nuk është gjetur në eshtra të lashta, prandaj prejardhja e largët duhet gjurmuar përmes rezultateve bashkëkohore. E-Z17107 bën pjesë në grupin E-CTS9320, nga ku dalin disa linja të shpeshta në trevat shqiptare dhe në Ballkan. Megjithatë,…

Lexo më shumë

Kabashi dhe Qerreti

Kabashi dhe Qerreti janë dy ndër shtatë bajraqet kryesore të trevës së Pukës, sipas traditës së mbledhur nga Xhemal Meçi (Meçi, 1995). Pavarësisht se kanë secili veçoritë e tyre, po i paraqesim bashkë për shkak të prejardhjes së përafërt të vëllazërive të tyre. Kabashi Kabashi mbahet si bajrak i parë i Pukës (Meçi, 1995). Për prejardhjen e fisit Kabash ka…

Lexo më shumë

E-Y173822

E-Y173822 është nëndegë e haplogrupit E-V13, sipas zinxhirit të mutacioneve E-V13>Z1057>CTS5856>BY3880>Z5018>S2979>FGC11457>FGC11450>Y173822. Grupi i linjave E-FGC11450, ka shtrirje mjaft të gjerë në Europë dhe sidomos në Ballkan. Shpërndarja e sotshme e nëndegëve të E-FGC11450, me degë të veçuara në rajone të ndryshme të Europës, tregon për një grup që është shpërndarë në shumë drejtime në fillimet e Epokës së Hekurit, ndoshta…

Lexo më shumë