Fisi Shkrel

Fisi Shkrel është ndër fiset kryesore të Malësisë së Madhe. Territori i Shkrelit shtrihet përgjatë luginës së Lumit të Thatë, duke u kufizuar me Kastratin, Kelmendin, Bogën, Shalën, Planin, Rrjollin, Reçin, Lohjen. Fshatrat e Shkrelit janë Vrithi, Bzhetë, Zagora, Dedaj, Ducaj, Xhaj, Makaj, Grishaj. Fisi Shkrel në histori dhe gojëdhëna Fisi Shkrel nis të përmendet në dokumenta historike nga shekulli…

Lexo më shumë

Rezultatet e reja gjatë vitit 2021

Gjatë vitit 2021 projekti u zgjerua me 358 rezultate të reja nga të gjitha trojet shqiptare: 111 nga Shqipëria, 69 nga Kosova, 82 nga Maqedonia, 3 nga Mali i Zi, 2 nga Greqia dhe 1 nga Serbia. Haplogrupi E-V13 ishte më i shpeshti me 101 rezultate, ndjekur nga R1b-M269 me 81, J2b-L283 me 62, etj. Të gjitha këto rezultate mund…

Lexo më shumë

Prejardhja gjenetike shqiptare

Në mënyrë të përmbledhur, mund të thuhet se një përqindje e vogël e linjave atërore shqiptare (1-4%) janë të vendosura e të përhapura në Ballkan prej më shumë se 4500 vitesh kryesisht me përhapjen e bujqësisë, shumica prej 72-77% u përhapën rreth 2500 deri 4000 vite më parë me fiset e lashta të ballkanit si ilirët, dardanët, dakët, etj. Vala e fundit që ka lënë gjurmë të rëndësishme gjenetike prej të cilave vijnë 16-19% e linjave atërore shqiptare mbërriti para rreth 1200-1800 vitesh, gjatë periudhës së dyndjeve të fiseve gjermanike, sllave, etj.

J2a-M410

J-M410, ose shkurt J2a, është haplogrupi i shtatë më i shpeshtë në trojet shqiptare, dhe sot gjendet në rreth 5% të popullsisë. Për shkak se përhapja e këtij haplogrupi ka nisur shumë herët, degë të ndryshme kanë mbërritur në Ballkan me valë të ndryshme lëvizjesh. Mbërritjet e para ishin ato të periudhës së Neolitit, me popujt që përhapën bujqësinë nga…

Lexo më shumë

Berisha

Fisi Berisha është pa dyshim ndër fiset më të vjetra shqiptare, dhe sot është ndër më të mëdhenjtë në numër e në përhapje. Si mbiemër, Berisha nis të përmendet dendur prej shekullit të 13, kur përmenden Konti Valentin Berisha (Berissa) nga Ulqini[1], e më pas vazhdimisht deri në shekullin e 15 shfaqet dendur në dokumenta venedikase, raguziane, serbe, osmane, etj.,…

Lexo më shumë

E-V13>FGC11450

E-FGC11450 është degëzim i haplogrupit E-V13 dhe nëndegës E-V13>Z5018, sipas zinxhirit të mutacioneve E-V13>Z5018>S2979>FGC11457>FGC11451>FGC11450. E-FGC11450 përmban disa prej linjave atërore më të shpeshta shqiptare, të cilat gjenden në të gjitha trojet, por secila me tiparet e saj të veçanta. Përhapja e E-FGC11450 duhet të ketë nisur gjatë Epokës së Bronzit, me shumë mundësi nga Ballkani verior, ose një territor i…

Lexo më shumë

Statistikat e haplogrupeve për Shqipërinë

Kampioni i projektit tonë për linjat atërore shqiptare është tashmë i mjaftueshëm për llogaritjen e statistikave të përgjithshme për Shqipërinë, ndaj më poshtë shpallim të dhënat tona zyrtare për haplogrupet në Shqipëri. Pasi të arrihet një numër më i lartë rezultatesh në Kosovë, Maqedoni dhe në treva të tjera, do të shpallim edhe statistika të peshuara për secilën krahinë, si…

Lexo më shumë

Fiset malësore

Malësia është një prej krahinave përbërëse të pjesës veriore të trojeve shqiptare. Populli i gjithë kësaj treve shfaq tradita të përbashkëta dhe ruan gojëdhëna që lidhin fiset e ndryshme me njëri-tjetrin, e që, përtej verifikimit të vërtetësisë së tyre historike, i japin Malësisë një karakter të përbashkët që kërkon studimin e saj në tërësi si krahinë etnografike. Ndër fiset shqiptare…

Lexo më shumë

I-M233 dhe dega I-S25733>PH2670

I-M223 është degëzimi i dytë më i shpeshtë i haplogrupit I2a ndër shqiptarë, me rreth 2.5% të gjithë linjave atërore. Prejardhja e largët e kësaj linje, ashtu si për I2a-Y3120 dhe I1-M253, lidhet me popujt e vjetër të Europës, të cilët fillimisht merreshin kryesisht me gjueti. Deri në Epokën e Neolitit, haplogrupi I2a mbizotëronte në gjithë kontinentin europian, gjë që…

Lexo më shumë

Lidhja gjenetike mes fiseve Gashi i Gurit, Nikaj e Krasniqe

Përcaktohet lidhja gjenetike mes fiseve Gash i Gurit, Nikaj e Krasniqe. Prej pak ditësh ka përfunduar analiza e parë me rezolucion të lartë nga fisi i Gashit, i cili plotësoi pemën gjenetike të vijës atërore J2b-L283>Y21045>PH1751>Y52453>Y126399, ku tashmë ishin vendosur rezultate nga Nikajt dhe vëllazëritë e Krasniqes. Rezultatet tregojnë qartë se Gashi i Gurit, Nikajt dhe Krasniqja kanë prejardhje të…

Lexo më shumë