Krahinat & fiset

Në këtë rubrikë do të trajtojmë krahinat dhe fiset shqiptare, parë nën dritën e të dhënave gjenetike nga databaza e projektit. Për secilin rast do të kemi numër sa më të lartë rezultatesh, aq sa të mbulojnë shumicën e vendbanimeve të një krahine, apo vllaznive të një fisi. Deri tani kemi mbledhur mjaftueshëm teste për disa fise dhe krahina, për të cilat do të shkruajmë së shpejti. Me zgjerimin e databazës, do të vazhdojmë të shkruajmë për fise të reja.

Shkrime të deritanishme: Labëria, Bytyçi, Kabashi dhe Qerreti, Golloborda, Kelmendi. Të gjitha rezultatet, përfshirë ato nga krahinat dhe fiset shqiptare për të cilat ende nuk kemi shkruar artikuj të posaçëm mund t’i gjeni këtu: http://rrenjet.com/databaza-publike/.

Nëse keni dëshirë të mundësoni një studim më të hollësishëm të fisit apo krahinës suaj, mund të na shkruani përmes emailit.