Golloborda është një ndër pjesët përbërëse të krahinës së madhe të Dibrës. Sipas K.Frashërit dhe M.Hasanit, në Republikën e Shqipërisë, Golloborda përfshin fshatra nga njësitë administrative Steblevë, Gjoricë, Trebisht, Ostren, dhe një pjesë të njësisë Zerqan (Frashëri, 2012; Hasani, 2016). Në Maqedoninë e Veriut, pjesë e Gollobordës kanë qenë fshatrat Jabllanicë, Llakaicë, Drenok, Modriç, Llabunisht, Llukovë, Nerezë, Bezovë, Zhepisht, Otishan…
J-FGC12816
Linja atërore J1-M267>P58>Z1884>FGC12816 është dega më e përhapur e haplogrupit J1-M267 ndër shqiptarë. Degë të ndryshme të J1-M267 kanë filluar të mbërrijnë në Europë e Ballkan nga Lindja e Mesme, sidomos nga Levanti, që në periudhën e Neolitit, me popujt që përhapën bujqësinë në Mesdhe. Degë të tjera duhet të kenë mbërritur në vazhdimësi edhe gjatë Epokës së Bronzit dhe…
Rezultatet e reja – 2020/1
Një ndër synimet kryesore të Projektit Rrënjët është ndërtimi i një kampioni gjenetik përfaqësues për popullin shqiptar. Suksesi i projektit drejt këtij synimi varet së pari nga pjesëmarrja vullnetare e shqiptarëve që testohen në kompani të ndryshme dhe mund t’i bashkojnë databazës sonë rezultatin e tyre. Prandaj, ftojmë çdo shqiptar që ka dëshirë të mësojë mbi prejardhjen e tij, të…
Ballkani i lashtë – Harta
Studimi i historisë së shqiptarëve mbi të dhënat e rezultateve gjenetike mbështetet në krahasimin e rezultateve moderne me ato nga lashtësia. Për të lehtësuar këtë krahasim, publikojmë sot hartën e rezultateve gjenetike të shteteve të Ballkanit, që nga fillimi i Epokës së Bronzit. Të gjitha rezultatet vijnë nga studime të publikuara në revista shkencore, ose në publikim e sipër. Janë…
J-Z631
J2b-L283>Z638>Z1297>Z1295>Z631 është ndër degët kryesore të J2b-L283, një haplogrup me prani në Ballkan të paktën që në Epokën e Bronzit, dhe që sot shfaq diversitet dhe dendësi shumë të lartë te gegët. Edhe pse ndan të njëjtën prejardhje të largët me degët e tjera të këtij haplogrupi, J2b-L283>Z631 tregon disa karakteristika të veçanta, si në moshë, shpërndarje dhe në larmi.…
R-Z29758
Prejardhja e largët e R1b-M269>PF7562>PF7563>Z29758, si për gjithë haplogrupin R1b-M269, mendohet nga stepat euroaziatike mbi Kaukaz. Mbërritja e paraardhësve të kësaj linje në Ballkan mund të hamendësohet nga degët e zbuluara përmes testeve të popullsisë së sotshme, duke qenë se gjetje nga lashtësia ende nuk ka. Megjithatë fakti që lidhjet më të afërta të zbuluara deri sot me të testuar…
R-BY147912
Linja atërore R-BY147912 është njëra prej dy degëve të R-CTS9219>BY611>Z2705, një ndër grupet më të përhapura dhe më karakteristike të shqiptarëve. Për nëndegët e R-CTS9219 do të shkruajmë me hollësi në të ardhmen, por ajo që ka rëndësi edhe për nëndegën R-CTS9219>BY611>Z2705>BY147912 është se paraardhësi i përbashkët i gjithë këtyre linjave duhet të ketë mbërritur në Ballkan si pjesë e…
Bytyçi
Bytyçi është një ndër fiset e mëdha të shqiptarëve, me shtrirje në Malësi, Pukë, Has, Llapushë, Gjakovë, dhe shumë treva të tjera shqiptare. Qendra kryesore territoriale ku Bytyçi pati edhe bajrakun e vet zë pjesën juglindore të Malësisë së Gjakovës (Tropojës). Bytyçi në Malësi Bytyçi përmendet për herë të parë në Malësinë e Gjakovës, në defterin osman të vitit 1571,…
Labëria
Labëria është treva më e madhe malore në pjesën jug-perëndimore të Shqipërisë. Nga ana gjuhësore, janë të shumtë autorët kanë vënë re se popullsia e Labërisë shfaq karakteristika të veçanta brenda dialektit toskë (Friedman, 2005; Elsie). Po ashtu, në aspektin kulturor, etnografik dhe historik, krahina ka tipare dalluese që i japin banorëve të saj vetëdije të spikatur të identitetit lab…
E-Z17107
Linja E-Z17107 (E-V13>Z1057>CTS5856>BY3880>Z5017>Z5016>Y3762>CTS6377>CTS9320>Z17107), është ndër nëndegët më të përhapura të e E-V13 ndër shqiptarë, me rreth 3% të popullsisë (~13% e E-V13). Deri tani nuk është gjetur në eshtra të lashta, prandaj prejardhja e largët duhet gjurmuar përmes rezultateve bashkëkohore. E-Z17107 bën pjesë në grupin E-CTS9320, nga ku dalin disa linja të shpeshta në trevat shqiptare dhe në Ballkan. Megjithatë,…