Skip to content
Rrënjët

Rrënjët

Projekti Shqiptar i ADN-së

Primary Menu
  • Artikuj
  • Rreth nesh
    • About us (english)
    • Rreth nesh (shqip)
  • Linjat Atërore
    • E-V13
      • E-Z17107
      • E-FGC33625
      • E-FGC11450
      • E-PH2180
    • R1b-M269
      • R-CTS9219
      • R-Z29758
    • J2b-L283
      • J-Y21045
      • J-Y82533
      • J-Y21878
      • J-Z631
    • I2-M438
      • I-Y3120
      • I-M223
    • R1a-M417
      • R-L1029
    • I1-M253
    • J-M410
    • J1-M267
      • J-FGC12816
      • J-Y177580
    • J-M205
    • E-M123
      • E-Y328959
  • Krahinat
    • Drenica
    • Malësia
    • Malet e Dibrës dhe Lura
    • Golloborda
    • Labëria
    • Gjirokastra
    • Çamëria
  • Fiset
    • Berisha
    • Bytyçi
    • Gashi
    • Hoti
    • Kabashi dhe Qerreti
    • Kelmendi
    • Krasniqja & Nikaj
    • Kthella
    • Selita
    • Shkreli
    • Familjet fisnike & feudale
  • Statistikat
  • Databaza Kombëtare
  • Harta
    • Harta – Rrënjët
    • Hartat e haplogrupeve
    • Ballkani i lashtë
  • Forumi
  • Vijat atërore

Statistikat e haplogrupeve për Shqipërinë

Alban June 6, 2021

Kampioni i projektit tonë për linjat atërore shqiptare është tashmë i mjaftueshëm për llogaritjen e statistikave të përgjithshme për Shqipërinë, ndaj më poshtë shpallim të dhënat tona zyrtare për haplogrupet në Shqipëri. Pasi të arrihet një numër më i lartë rezultatesh në Kosovë, Maqedoni dhe në treva të tjera, do të shpallim edhe statistika të peshuara për secilën krahinë, si dhe statistikat e përgjithshme për gjithë trojet shqiptare.

Statistkat për Shqipërinë (n=912):

HaplogrupiPërqindjaRrezja e sigurisë 95%
E-V1326.1%23.3 - 29%
R1b-M26918.2%15.7 - 20.7%
J2b-L28314.4%12.1 - 16.7%
I2a-Y31208%6.3 - 9.8%
R1a-M4177.1%5.4 - 8.8%
J2a-M4106.1%4.5 - 7.6%
I1-M2535.7%4.2 - 7.2%
I2a-M2233.1%2 - 4.2%
J1-M2633%1.9 - 4%
G-M2011.9%1 - 2.7%
E-M1231.3%0.6 - 2%

Përshkrimi i të dhënave:

Kampioni për Shqipërinë përfshin 912 rezultate nga të gjitha krahinat. Këtu nuk janë përfshirë rezultatet e anëtarëve që kanë deklaruar prejardhje nga minoritetet gjuhësore në Shqipëri. Siç kemi sqaruar edhe më parë, asnjë prej anëtarëve të projektit nuk ka lidhje më të ngushtë se 4 breza me anëtarët e tjerë, dhe të gjitha rezultatet janë vendosur sipas vendlindjes së gjyshit ose stërgjyshit të të testuarit, duke shmangur kështu ndikimin e ndryshimeve rrënjësore të popullsisë si pasojë e zhvendosjeve dhe urbanizimit të përshpejtuar, sidomos pas Luftës së Dytë Borërore. Në pështatje me këto veçori të kampionit, drejtpeshimi statistikor është mbështetur mbi të dhënat e popullsisë për Shqipërinë nga vitet 1927-1933, sipas prefekturave. Nga këto të dhëna del se numri i testeve nuk dallon shumë sipas prefekturave, pasi asnjë prej tyre nuk ka as më shumë se dyfishin, as më pak se gjysmën e rezultateve që do t’i takonin në raport me popullsinë e përgjithshme. Ato dallimet relativisht të vogla që ekzistojnë janë sheshuar përmes drejtpeshimi statistikor.

Duke qenë se në 1933, Shqipëria kishte pak më shumë se një milion banorë, mund të themi se me 912 anëtarë pa lidhje atërore deri në atë periudhë, kemi rezultatet e rreth 0.15-0.18% të meshkujve të Shqipërisë të atij viti. Nga njëra anë, kjo shifër tregon numrin e lartë të linjave atërore ende të pazbuluara, por nga ana tjetër, përfaqëson një numër mëse të mjaftueshëm për nxjerrjen e statistikave të përgjithshme të haplogrupeve.

Ky është rasti i parë i një kampioni gjenetik shqiptar i cili kalon në drejtpeshim dhe analizë statistikore, pasi asnjë prej studimeve të deritanishme nuk ka pretenduar as synuar ndërtimin e një kampioni gjenetik përfaqësues për Shqipërinë. Për më tepër, një përpjekje e tillë është e pamundur pa të dhëna të holësishme mbi prejardhjen e secilit anëtar. Prandaj, duke pasur gjithmonë parasysh kufizimet e natyrshme të kampionit, këto të dhënat mbi haplogrupet e Shqipërisë janë më të besueshmet deri tani. Kampioni ynë do të vazhdojë të zgjerohet, dhe nëse do të jetë e mundur, analiza statistikore do të përmirësohet më tej me të dhëna më të hollësishme nga censuset e para në Shqipëri, pra rifreskimet e mëtejshme do të rrisin vazhdimisht saktësinë e përqindjeve.

Continue Reading

Previous: Fiset malësore
Next: E-V13>FGC11450

Related Stories

Iballa Thaci
  • Fiset
  • Vijat atërore

E-V13>PH2180: Percaktimi i deges se Thaçit te Iballes, lidhja e Galices me Prekazin, etj.

Alban August 15, 2026
J2b-L283 map final
  • Vijat atërore

J2b-L283

Alban March 18, 2025
Panonia1
  • Vijat atërore

E-V13

Alban September 8, 2024

Si të regjistroheni tek Rrënjët?

Për t’u regjistruar në databazën tonë duhet të kryeni një test të kromozomit Y, dhe të anëtarësoheni në projektin tonë përmes kompanisë që keni zgjedhur.

Më shume hollësi mbi llojet e testeve mund të gjeni këtu.

Albanian DNA – Introductory Video

Projekti Rrënjët ne Facebook

Postimet e fundit

  • E-V13>PH2180: Percaktimi i deges se Thaçit te Iballes, lidhja e Galices me Prekazin, etj.
  • Nje familje nga Tirana lidhet me nje grup arberesh
  • Trungu gjenetik i Zogajve: R1b-Z2705>Y126039>A41146
  • Fisi i Kelmendit (përditësim)
  • Çamëria: linjat atërore shqiptare

Projekti Rrënjët në YSEQ

Rrenjet YSEQ

Projekti Rrënjët në FTDNA

FTDNA Banner
Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.