Shqiptaret ne Turqi, Levant, Afrike veriore

Homepage › Forums › 2. Prejardhja e shqiptarëve › Shqiptaret ne Turqi, Levant, Afrike veriore

Viewing 1 post (of 1 total)
  • Author
    Posts
  • #3796
    Alban
    Keymaster
        • Offline

        Gjatë periudhës osmane, qindra mijëra shqiptarë u vendosën në Turqi, në bregdetin lindor të Mesdheut (Levant) dhe në Egjipt. Si rezultat, shqiptarët në këtë periudhë shfaqen nga Lindja e Mesme deri në Afrikën e Veriut. Një moment kyç në këtë rrjedhë ishte themelimi i dinastisë së Muhamed Aliut në Egjipt në fillim të shekullit të 19-të. Themelimi i saj shënoi formimin e një komuniteti të përqendruar shqiptar në Egjipt. Me përfundimin e periudhës osmane, gjatë dekadave të para të shekullit të 20-të, një tjetër valë e madhe shpërnguljeje e shqiptarëve nga Ballkani, kryesisht drejt Turqisë, ndodhi, duke krijuar komunitete të reja shqiptare nga brigjet e Anadollit Perëndimor deri në trevat më lindore të tij.

        Sot po shpallim një nisëm, si pjesë të projektit, me qëllim hartimin lidhjeve të mërgimeve dhe prejardhjes nga viset shqiptare drejt Turqisë, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut përmes shqyrtimit të linjave të ADN-së, Y-DNA dhe mtDNA. Hartimi i këtyre lidhjeve do të na mundësojë të gjurmojmë lidhjet midis familjeve me prejardhje të përbashkët dhe të zbulojmë historinë e trojeve të shqiptarëve që emigruan.

        Ftojmë të gjithë anëtarët e projektit por edhe të gjithë të interesuarit e tjerë, që duan të përfshihen në këtë nismë të re kërkimore, të na kontaktojnë për të paraqitur rezultate të reja ose burime dhe të dhëna historike që lidhen me trevat e tyre. Rezultatet e reja do të publikohen në mënyrë të vazhdueshme në faqen dhe forumin tonë.

        — — —

        During the Ottoman era, hundreds of thousands of Albanians settled in Turkey, the Eastern Mediterranean coastline (Levant) and Egypt. As a result, Albanians in this period were documented from the Middle East to north Africa. A pivotal moment in this process was the establishment of the Muhammad Ali dynasty in Egypt in the early 19th century. Its establishment signaled the formation of a compact Albanian community in Egypt. As the Ottoman period ended, during the first decades of the 20th century, another big wave of resettlement of Albanians from the Balkans mainly to Turkey took place which generated new Albanian communities from the shores of west Anatolia to its far eastern areas.

        The goal of this initiative is to map links of migrations and ancestry from Albanian-inhabited regions to Turkey, the Middle East and north Africa through the examination of Y-DNA and mtDNA lineages. Mapping such links will allow us to retrace connections between families of common ancestry and explore the history of the homelands of the Albanians who migrated.

        We invite all members and non-members of Rrënjët who want to be involved in this new research to contact us in order to submit new results or historical information relevant to their specific area of origin. New results will be regularly published on our site and forum.

        • This topic was modified 1 year, 8 months ago by Alban.
        • This topic was modified 1 year, 8 months ago by Alban.
        Attachments:
        You must be logged in to view attached files.
      Viewing 1 post (of 1 total)
      • You must be logged in to reply to this topic.