Para disa vjetesh treguam se disa familje te vellazerise Zogaj ishin testuar dhe ishin nen R1b-Z2705 edhe pse nga fshatra te ndryshme. Ne ate kohe nuk kishte teste te thella mirepo nga perkimi fisnor dhe i rezultatit te pjesshem, sugjeruam se jane nje trung ateror.
Tashme kemi dy anetare me cilesi te permiresuar testimi, dhe kemi zbuluar nje dege te perbashket te tyre. Kjo verteton se lidhja gjentike mes ketyre dy familjeve, edhe pse njera nga Fushe-Kosova e tjetra nga Llapusha, eshte me e afert se me cdo anetar tjeter ne databazen tone dhe ate boterore. Presim qe nese anetaret e tjere te kesaj vellazerie e permiresojne cilesine e testit gjithashtu t’i perkasin te njejtit degezim.
Dega A41146 deri tani i takon vetem Zogajve, kurse dega paralele me te eshte gjetur ne nje familje me prejardhje nga Gucia. Ne largesi pak me te madhe jane nje grup i madh familjesh nga treva te ndryshme, por te perqendruar ne zonen nga Kukesi deri ne Diber e Gostivar. Nga keto rezultate, zona me e mundshme per nisjen e kesaj perhapje para rreth 600-900 vjetesh eshte zona kufitare mes Shqiperise e Kosoves sot.
Kujtojme se pikerisht ne kete treve ekziston edhe fshati Zogaj i krahines e fisit te Bytycit (me lart ne harten e vitit 1670). Duke qene fshati i fundit i populluar nga fisi Bytyç, ka mundesi qe te paret e Zogajve u shperngulen pikerisht nga ky fshat kufitar. Per t’a verifikuar kete me siguri duhen edhe lidhje me te aferta me rezultate te zones.
Postimi i vitit 2021 para rezultateve te thelluara:

