Homepage › Forums › 3. Fiset shqiptare, vëllazëritë, familjet › Fiset Malesore › Reply To: Fiset Malesore
Te falenderoj shum per kto pergjigje te shpejta!
E kam edhe nje pyetje te tjeter vlla
Familja jem thuhet qe rrjedh nga fisi kastratit dhe si vend i prejardhjes u percjell brez pas brezi qe jemi te ardhum nga Malsia e Madhe/ Shkodra
Un e kam kry nje test te ADN-së dhe rezultati isht haplogrupi R-Y177774, cili nuk osht gjetur nder kastratvet te tjer
Un vij nga fshati Karaçeva e eperme ne Kosoven lindore dhe kto jon historiat e mahallave ton sipas nje autori ne vitet 30′ (pershtaten me çka na kan thon te vjetrit):
•Veliajt (29 shtëpi), nga fisi i Kastratit. Me origjinë janë nga Malesia, ndërsa këtu të ardhur nga Luma para 170 viteve.
•Gegajt (11 shtëpi), nga fisi i Kastratit; të vendosur pas Veliajt.
•Ajduku (18 shtëpi),
•Tusha (8 shtëpi) dhe
•Xhezdani (13 shtëpi), nga fisi i Kastratit; të vendosur si tri vëllëzer pas thirrjes së Gegiqëve.
Un jam pasardhes i Hajdukit ( Unë- Baba- Gjyshi- Maksut- Ali- Maksut- Halim – Maksut- Hasan Hajduki- Ukë) dhe kusherit e mi m’kan tregu qe ne me Gegajt e kemi relacionin daj/ nip
Çfar kupton ti me ket fjali?
