Reply To: Rezultatet e reja të projektit

Homepage Forums 4. Linjat atërore (Y-DNA) Rezultatet e reja të projektit Reply To: Rezultatet e reja të projektit

#3864
okshtunas
Participant
      • Offline
      On anonim said

      Edhe ni tjeter sen du me shtu: Kum pa plot /// qi besojne qe popullatat E-V13 ne Serbi, Kroaci, Greqi etj. qe jane automatikisht Shqiptare qe jane Sllavizu apo Helenizu.

      Kjo idiotesia me besu qe ’’E-V13 = Shqiptar’’ i shtin keta /// me besu qe krejt ata me kete haplogrup jane kane Shqiptare. Kur ne te vertete haplogrupi E-V13 eshte Para-Shqiptar/IndoEvropjan, munesh me qujte Pellazg po jo Ilir apo Trak apo Dak.

      Sidomos kur e qujne Trak eshte prej cmenduri e injorance historike totale se krejt autoret e lashte i raportojne Traket edhe Zoterat/Hyjnite e tyre si njerez te bardhe me floke te kuqe. Floket e kuqe jone teper te rralla te popullatat Shqiptare. Thjesht cmenduri. Fantazi pa baze.

      E-V13 s’âsht Pellasg. S’kem asnji aDNA për nji grup t’tillë me thanë dishka me siguri. Për ma tepër, E-V13 âsht shum i gjânë e me prejardhje t’ndryshme. Ama, kena vorre Thrakase me shumicë E-V13, po edhe R1a-Z93 e R1a-Z93>Z94. Megjithatë, s’besoj qi degët qi ata kishin kan lidhje me ato qi gjinden n’shqiptarë.

      Përveç ksaj, etnogjeneza e shqiptarëve âsht ma e vonshme. Proto-shqiptarët, ma gjasë, janë pasardhës t’Ilirëve/Dardanëve. Ilirët kryesisht kanë pas J2b-L283 edhe disa degë t’R1b. Kjo âsht nji fakt i vërtetum tashmë.

      Ma vonë, etnogjeneza shqiptare përfshiu Sllavë, Gota e t’tjerë. Do degë t’tyne krijun efekte themeluese te shqiptarët edhe u zgjanun vetëm me ta.

      E fundmja, Y-DNA âsht ma pak se 1% e tanë genomit. Plot rraca e grupe etnike t’ndryshme kanë Y-DNA qi nuk âsht tipike për ta. Pra, fakti qi Thrakët kishin flok t’kuqe e shqiptarët jo, s’ka kurrfarë lidhje me E-V13 te shqiptarët.

      • This reply was modified 2 months, 1 week ago by Alban. Reason: Mos perdor me fjale fyese
      • This reply was modified 2 months, 1 week ago by Alban.