Homepage › Forums › 4. Linjat atërore (Y-DNA) › Rezultatet e reja të projektit › Reply To: Rezultatet e reja të projektit
Krasniqi, Krasniqe, Llukare, Prishtine: J2b-L283>PH1751>Y126399>Y229494>Y162882
Ne periferi te Prishtines jane disa fshatra teresisht ose gati teresisht te fisit Krasniqe, qe sipas tradites se tyre rrjedhin nga nje paraardhes i perbashket para rreth 10-11 brezash, qe ka ardhur nga zona e Vushtrrise. Ky eshte rezultati i pare i thelle nga keto fshatra. Se shpejti do te dale edhe nje rezultat tjeter qe ndoshta do te krijoje degezim te ri me kete.
Prejardhja nga Vushtrria mund te jete e vertete sepse edhe ne Vushtrri kemi anetare te fisit Krasniqe me kete linje por pa teste te thella. Me siguri me pare kane levizur nga Malesia e Gjakoves, ku te gjitha vellazerite e Krasniqes i takojne te njejtes nendege. Edhe me heret duhet te jene perhapur nga zona mes Pukes/Kukesit dhe Martaneshit, ku duhet te kene qene pjese e fiseve ilire ne lashtesi.
