Vrionët ishin një ndër familjet sundimtare të Shqipërisë gjatë periudhës së vonë osmane dhe në gjysmën e parë të shek.20. Fillimet e tyre lidhen me fshatin Vrion të Beratit, por më pas u përhapën edhe në treva të tjera, sidomos në Shqipërinë e jugut.
.
Një pasardhës i Vrionëve ka marrë rezultatin e analizës me rezolucion maksimal, dhe linja e tyre atërore është: I2a-M223>L1229>FGC67849>YP4799>Y482721. Linja atërore I-Y483287 është shumë e rrallë në Ballkan. Lidhja e vetme që dihet deri tani është rreth 1100 vjeçare, me një grup familjesh nga fshati Kradenik në Sanxhak të Malit të Zi.
.
Më herët, në periudhën para-romake, kjo linjë mund të ketë qenë pjesë e grupeve kelte ose gjermanike diku në Europën qendrore. Me shumë gjasa vendosja në Ballkan erdhi me dyndjet e fiseve gjermanike të periudhës së vonë romake.