Homepage › Forums › 4. Linjat atërore (Y-DNA) › Rezultatet e reja të projektit › Reply To: Rezultatet e reja të projektit
Serjani, Arpicë, Çamëri: J2a-M410>M92>Z36892>FGC6662>Y181032.
Rezultati i familjes Serjani përputhet me atë të një familje tjetër nga Vrohonai (Vrakhonás), fshat fqinj me Arpicën (Perdika), të dy pranë Volës (Syvota). J-Y181032 është ndër linjat më të shpeshta të J2a-M410 mes shqiptarëve, pasi e kemi gjetur edhe në Kudhës të Himarës, në Kuç të Kurveleshit, dhe në Përmet. Në Kudhës, me shumë mundësi, përfshin shumicën e familjeve. Me qenë se largësia mes rezultatit nga Vrohonai dhe një rezultati nga Kudhësi është rreth 700 vjet, kjo linjë duhet të ketë qenë në trevat jugore që në Mesjetë.
Një skelet i shek.2 është zbuluar në Zarë të Kroacisë këtu. Mund të jetë vendosur në Ballkan në periudhën romake, ose ndoshta ka qenë e pranishme edhe më herët.
