Reply To: Rezultatet e reja të projektit

Homepage Forums 4. Linjat atërore (Y-DNA) Rezultatet e reja të projektit Reply To: Rezultatet e reja të projektit

#3982
Alban
Keymaster
      • Offline

      Rexhepi, Kelmend, Ballofc, Podujevë: E-V13>CTS9320>Z16988>FT17132>BY92885>FTE28686.

      Familja Rexhepi ka prejardhje nga fshati Mehanë në Kurshumli dhe ishte mes atyre që u dëbuan nga Serbia në 1877-78. Vija atërore vërteton traditën për prejardhje nga fisi Kelmend. Rezultati më i afërt është nga fshati Vuthaj, Guci, por me gjasë do të jenë mbi 500 vjet larg.

      Rezultatet e fundit nën E-BY92885 kanë rritur ndjeshëm vjetërsinë e trungut gjenetik të Kelmendit, që tani mbërrin rreth 800 vjet në YFull. Me kaq larmi të lartë, ka shumë mundësi që zanafilla e fisit të jetë më e vjetër se shek.15, edhe pse në regjistrin osman të vitit 1491 shfaqen dy individë të përcaktuar si “i biri i Kelmendit”.

      Në Llap dhe Gollak ka edhe mjaft familje të tjera kelmendase që dallohet që janë nën FT17132 (disa prej tyre muhaxherë), dhe ka mundësi të kenë lidhje më të afërta me familjen Rexhepi.

      • This reply was modified 3 months, 1 week ago by Alban.