Homepage › Forums › 4. Linjat atërore (Y-DNA) › Rezultatet e reja të projektit › Reply To: Rezultatet e reja të projektit
Labënishti, Ladorisht, Strugë: E-V13>Z5017>CTS9320>Z16988>FT17132>BY105970.
Kjo familje me prejardhje nga Labunishti, i takon vijës atërore që përfshin edhe fisin Kelmend, disa rezultate nga Puka dhe Shtimja, dhe disa rezultate nga familje vllehe të juglindjes, por rezultati më i afërt është nga fshati Bërzeshtë në Librazhd (gjysma e këtij fshati ka këtë vijë atërore). Nuk dihet saktësisht largësia mes familjes Labënishti dhe familjes nga Bërzeshta, mirëpo lidhja e këtyre me rezultatet e tjera është mbi 1000 vjet.
Duke pasur parasysh gjithë zonën nga Librazhdi deri në Strugë dhe Kolonjë, kjo linjë ka diversitet mjaft të lartë në trevat juglindore, dhe duhet të jetë në atë zonë të paktën që në Mesjetë.
