Reply To: Rezultatet e reja të projektit

Homepage Forums 4. Linjat atërore (Y-DNA) Rezultatet e reja të projektit Reply To: Rezultatet e reja të projektit

#3998
Alban
Keymaster
      • Offline

      Saliko, Gumenice, Çameri, Greqi: E-V13>Z5018>S2979>L241>MF657677>FTG57709.

      Kjo familje ishte testuar me heret me rezulocion mesatar dhe ishte e klasifikuar vetem si E-V13. Pas permiresimit te rezultatit, u percaktua nje dege shume interesante: E-V13>MF657677. Si rrallehere, kjo dege ka dy rezultate nga eshtra te testuara me pare: nje nga Çekia, shek.7-9, dhe nje nga Hungaria, shek.5. Keto dy gjetje sugjerojne te pakten qe drejtimi i levizjes se kesaj linje, duhet te jete nga veriu.

      Perveç familjes Saliko, edhe familja Mahmuti po nga Gumenica i takon kesaj vije aterore, me gjase ne largesi 200-400 vjet ne vije aterore nga Salikot. Me rritjen e kampionit ne Çameri ndoshta kjo linje mund te shfaqet serish.