Reply To: Rezultatet e reja të projektit

Homepage Forums 4. Linjat atërore (Y-DNA) Rezultatet e reja të projektit Reply To: Rezultatet e reja të projektit

#4007
Alban
Keymaster
      • Offline

      Memaj, Ramoc, Gjakove: E-V13>Z5018>FGC33614>FGC33646>Y93102>Y91573.

      Kjo familje ka prejardhja nga Tetajt e Merturit ne Malesine e Gjakoves. Prej aty u zhvendosen ne Ramoc te Gjakoves, ku ka edhe familje te tjera nga Merturi. Rezultati eshte tipik i fisit te Berishes se Murr Dedit, ose sic njihet ne Kosove, Berisha e Bardhe. Pra, prejardhja eshte nga zona e Pukes, me shume gjase nga fshati Mertur, me pas levizje drejt Merturit dhe fshatit Tetaj ne Malesine e Gjakoves, me pas ne Gjakove.

      Nga fshati Ramoc kemi edhe nje rezultat tjeter merturtas qe ka bere test standard dhe dallohet qe eshte te pakten Y93102. Po ashtu, kemi nje rezultat nga Batllava me prejardhje nga fshati Tetaj ne Mertur, i cili eshte Y91573+. Kemi edhe nje anetar merturas nga Ramoci qe po pret perfundimin e testit te thelluar. Shpresojme qe kur te perfundoje, te kemi nje degezim me specifik te disa familjeve te Merturit, per te cilen merturas te tjere mund te testohen me teste SNP.