Homepage › Forums › 4. Linjat atërore (Y-DNA) › Rezultatet e reja të projektit › Reply To: Rezultatet e reja të projektit
Billali, Presheve (qytet): I2a-L460>P37>CTS595>L160>PF4088>Z113>FT342160.
Kjo eshte nje prej familjeve te vjetra te qytetit te Presheves. Rezultati eshte mjaft i vecante, linje aterore me shume gjase me prejardhje iberike ne periudhen romake. Ne databaze kemi edhe nje vellazeri tjeter te kesaj vije aterore: Koxhajt nga fshati Doganaj i Kacanikut. Pervec tyre, jane edhe dy familje gorane dhe disa familje serbe te zones se Shterpces, por keto te fundit nisur nga mbiemri ndoshta mund te kene prejardhje nga fshati Doganaj gjithashtu. Shperndarja eshte e lidhur me zonen e Maleve te Sharrit, ngjashem me E-Y329079, qe po ashtu ka disa degezime te sllavizuara pavaresisht se duhet te jete ne Ballkan te pakten qe nga Antikiteti i periudhes romake. Presim qe ky rezultat te permiresoje rezolucionin e analizes per te kuptuar me qarte largesine me Koxhajt dhe te tjeret.