Reply To: Rezultatet e reja të projektit

Homepage Forums 4. Linjat atërore (Y-DNA) Rezultatet e reja të projektit Reply To: Rezultatet e reja të projektit

#3804
Alban
Keymaster
      • Offline

      Rezultati i ri:

      Dehari, Reçan, Gostivar: R1b-Z2705>BY38894>Y32147>Y126039>Y82919>Y99776.

      Sipas tradites kjo familje mund te kete prejardhje nga Dardha, nje prej 9 Maleve te Dibres. Rezultati i takon deges Y126039, qe ka diversitet shume te perqendruar ne treven e Dibres ne pergjithesi, gje qe sugjeron prani ne kete zone prej rreth 800-1200 vjetesh.

      Rezultati me i afert eshte nga Reka e Eperme, me pas ka rezultate pak me te largeta nga Reçi i Dibres, Çidhna, Struga, disa familje ne qytetin e Dibres, Kalisi i Kukesit, nje vellazeri ne Berane te Malit te Zi, dhe nje rezultat nga Arabia Saudite. Disa prej ketyre familjeve rrjedhin nga nje trung i vetem mashkullor nga Reçi. Po keshtu kemi rezultate te tjera R1b-Z2705>Y32147 pa klasifikim te metejshem ne Reke te Eperme, Gostivar, Lure dhe ne fshatra kufitare mes Kukesit dhe Dibres.

      Duke qene se dikur Reçi e Dardha ishin nje Mal, nuk perjashtohet qe tradita te jete e vertete dhe kjo familje te kete prejardhje te larget nga kjo zone, pra Reç/Dardhe/Kalis, ndoshta duke perfshire Luren. Gjithashtu, bie ne sy perputhja e emrit te fshatit Reçan me Reçin e Dibres.