Homepage › Forums › 4. Linjat atërore (Y-DNA) › Rezultatet e reja të projektit
- This topic has 74 replies, 16 voices, and was last updated 2 weeks ago by
Alban.
-
AuthorPosts
-
January 28, 2025 at 1:22 pm #3792
Bicaku, Qarrishte, Librazhd: E-V13>Z5017>Y18556>Z19851>FT39742>BY175923
Rezultat mjaft i rralle, qe deri tani nuk eshte konfirmuar ne raste te tjera mes shqiptareve, por kemi rezultate qe ndoshta mund te jene ne kete dege:
- Radomire, Diber: E-Z19851 (xY137707, xA18833)
- Sukth, Durres: E-Z19851 (xY137707, xS11531, xA18833)
Gjithashtu, nje familje (me gjase jane disa vellazeri) nga Bulgri jane nen E-Z19851>FT39742>FT129536. Kurse Shoshi dhe Bobi jane nen E-A18833.
Pra, kemi nje larmi jo te vogel te linjave shqiptare nen E-Z19851, pavaresisht mbizoterimit te rezultateve perendimore ne YFull dhe ne FTDNA.
January 29, 2025 at 7:31 pm #3793Jata, Bushtrice, Kukes: J2b-L283>Y21045>Y20899>
PH1751>Z38299*. Kjo eshte nje nendege e rralle e linjes J2b-Z38299. Deri tani nuk ka asnje rezultat me afer se niveli Z38299, pra rreth 1100-1200 vjet me pare. Diversiteti i gjithe J2b-L283>Y21045 eshte thellesisht i perqendruar ne Shqiperine veriore, me kete rezultat edhe Z38299 perforcohet ne te njejten zone.
Ky eshte rezultati i pare i kesaj linje ne Bushtrice, ku kemi edhe rezultate E-V13 dhe R1a.
February 7, 2025 at 12:16 pm #3800Rezultat i ri:
Lleshaj, Novoselle e Poshtme, Gjakove: J2b-L283>Y21045>Y20899>Y85522
Familja Lleshaj, sipas tradites, vjen nga zona e Mirdites. Rezultati e konfirmon kete tradite. Prejardhja me e kesaj familje lidhet me trungun e perbashket gjenetik te fiseve Orosh, Spac & Kuzhnen ne Mirdite. Edhe me heret, me gjase qe ne lashtesi, kjo linje ka qene ne hapesiren midis Pukes dhe Martaneshit. Ne zonen e Gjakoves kemi edhe disa rezultate te tjera te kesaj linje.
-
This reply was modified 4 months ago by
Alban.
February 7, 2025 at 9:50 pm #3802Rezultat i ri:
Tirane: R1a-M417>Z280>CTS1211>CTS3402>FGC67050>FTD68730
Sipas tradites, kjo familje ka prejardhje vllahe. Lidhjet me te aferta te zbuluara deri tani jane me rezultate nga Rusia, Gjermania, Polonia dhe Finlanda, lidhje qe datojne rreth 1700 vjecare sipas YFull. Perjashtim eshte vetem nje rezultat qe mund te jete rreth 600-1200 vjet larg, por nuk mund te thuhet me saktesi sepse si duket nuk ka paguar per analizen ne YFull dhe eshte hequr nga pema prej tyre.
Koha dhe hapesira e shperndarjes sugjerojne vendosje ne Ballkan gjate dyndjeve te shek.3-7, me shume gjase me fiset sllave, ose me pak mundesi me popuj te tjere te te njejtes periudhe. Ky eshte rezultati i pare i haplogrupit R1a nga familje me prejardhje vllahe.
-
This reply was modified 4 months ago by
Alban.
February 9, 2025 at 11:40 pm #3804Rezultati i ri:
Dehari, Reçan, Gostivar: R1b-Z2705>BY38894>Y32147>Y126039>Y82919>Y99776.
Sipas tradites kjo familje mund te kete prejardhje nga Dardha, nje prej 9 Maleve te Dibres. Rezultati i takon deges Y126039, qe ka diversitet shume te perqendruar ne treven e Dibres ne pergjithesi, gje qe sugjeron prani ne kete zone prej rreth 800-1200 vjetesh.
Rezultati me i afert eshte nga Reka e Eperme, me pas ka rezultate pak me te largeta nga Reçi i Dibres, Çidhna, Struga, disa familje ne qytetin e Dibres, Kalisi i Kukesit, nje vellazeri ne Berane te Malit te Zi, dhe nje rezultat nga Arabia Saudite. Disa prej ketyre familjeve rrjedhin nga nje trung i vetem mashkullor nga Reçi. Po keshtu kemi rezultate te tjera R1b-Z2705>Y32147 pa klasifikim te metejshem ne Reke te Eperme, Gostivar, Lure dhe ne fshatra kufitare mes Kukesit dhe Dibres.
Duke qene se dikur Reçi e Dardha ishin nje Mal, nuk perjashtohet qe tradita te jete e vertete dhe kjo familje te kete prejardhje te larget nga kjo zone, pra Reç/Dardhe/Kalis, ndoshta duke perfshire Luren. Gjithashtu, bie ne sy perputhja e emrit te fshatit Reçan me Reçin e Dibres.
February 10, 2025 at 10:37 am #3805Rezultat i ri:
Lleshaj, Klos, Fan, Mirdite: E-V13>FGC11450>Y173822>FT184022>BY11961.
Rezultati i familjes Lleshaj perputhet me te tjere ne Klos dhe ne Bisake, pra behet fjale per nje trung te madh vellazerish ne keto dy fshatra. Nga testi i thelluar u zbulua edhe se ky trung lidhet ne rreth 700 vjet largesi me nje familje te qytetit te Shkodres (E-BY11961), kurse rreth 800-900 vjet larg ka rezultate nga treva te ndryshme, perfshire Lume & Opoje ne nje nendege, dhe te tjera ne Korce, Diber, Ane e Malit, etj.
Diversiteti i FT184022 eshte i theksuar ne veri, por ne pergjithesi Y173822 eshte nder deget e rralla te E-V13 qe deri tani ka larmi me te larte ne Shqiperine jugore & te mesme.
February 14, 2025 at 5:27 pm #3820Permiresim i rezultatit:
Bogaj, Komoran, Drenas: E-V13>Z5018>FGC11450>Y173822.
Ky test fillimisht ishte klasifikuar si E-V13, po me nje permiresim te vogel, tani dallohet qe eshte nen Y173822, ku perputhet me dy rezultate te tjera Thac-Elshan, nga e njejta zone ne Drenice.
Nje detaj interesant eshte se autori serb Vukanovic shkruan se familja Bogaj ka ishin serbe te shqiptarizuar, e me pas te bashkuar me fisin Elshan. Rezultati e nxjerr shume qarte qe kjo famije ka prejardhje tipike shqiptare, dhe perputhet plotesisht me vellazerite e Elshanit ne afersi.
February 25, 2025 at 10:49 pm #3840Krasniqi, fis Krasniqe, fshati Pribovce, Bujanovc: I2a-P37>CTS595>S21825>Y21979>BY118814.
Kjo familje ka nje rezultat mjaft te rralle, qe deri tani nuk ishte shfaqur ne databaze. Prejardhja e saj lidhet me popullaten mesolitike te Europes. Vendosja ne Ballkan me gjase lidhet me dyndjet kelte ose gjermanike ne lashtesi, edhe pse nuk mund te perjashtohet me 100% nje levizje me e hershme. Rezultatet e tjera nen S21825, ne pergjithesi, sugjergojne gjithashtu vendosje ne Ballkan me fiset kelte ose gjermanike.
-
This reply was modified 3 months, 2 weeks ago by
Alban.
February 26, 2025 at 3:50 pm #3843Pacara, Gjakove: J2b-PH1751>Z38299>FT134628>Y192243>Y194643.
Kjo dege, Y192243, eshte gjetur edhe ne Zym te Hasit, dhe ne Prizren. Po ashtu kemi nje anetar prap nga Hasi (fshati Pogaj) qe dihet se eshte nen FT124628, po nuk dihet ne cilen nendege, pra edhe kjo familje mund te jete ne kete grup. Shperndarja re Y192243 sugjeron se kjo dege eshte ne hapesiren Puke/Has/Gjakove/Prizren prej te pakten 900-1000 vjetesh.
-
This reply was modified 3 months, 2 weeks ago by
Alban.
March 1, 2025 at 7:45 pm #3847Cacaj, Gash, Decan: J2b-L283>PH1751>Z38299>Y52453>Y126399>Y252971
Kjo familje nga Decani i takon trungut gjenetik te Gashit te vjeter dhe lidhet me familje te keaj linje ne zonen afer Decanit dhe ne treva te tjera. Mes testeve te thella, lidhet me afer me rezultatin nga Llapi se me ate nga Malesia e Gjakoves, prandaj nese shfaqet ne YFull duhet te krijohet nendege e re.
March 1, 2025 at 9:06 pm #3848Interesant. A eshte testu me test te thelle ky nga Decani, dhe nese po, a pritet te regjistrohet ne Yfull? Perndryshe, keta Cacaj a jane nga ndonje fshat i Komunes se Decanit, apo nga vet lokaliteti (qyteza) i Decanit?
March 1, 2025 at 9:37 pm #3849Jane nga Decani. Test me rezolucion te larte. Shpresoj shpejt t’a kaloje rezultatin ne YFull.
March 1, 2025 at 11:10 pm #3850Flm per pergjigje. Po ky i posa regjistruari nga fisi i Krasniqes ne Yfull, keni ndonje njohuri per te se nga eshte? https://www.yfull.com/live/tree/J-Y162882/
March 1, 2025 at 11:16 pm #3851Flm per pergjigje. Po ky i posa regjistruari nga fisi i Krasniqes ne Yfull, keni ndonje njohuri per te se nga eshte? https://www.yfull.com/live/tree/J-Y162882/
Po. Do t’a postoj kur te jete gati.
March 4, 2025 at 12:26 pm #3852Zyba, Pavar, Permet: E-V13
Ky eshte nje rezultat mjaft interesant, me disa vlera te vecanta STR. Nje degezim i mundshem eshte Y173822, po per shkak se nuk eshte testuar me SNP dhe ka disa mutacione te rralla, nuk mund te thuhet me siguri. Nje mundesi tjeter eshte L241. Per momentin do klasifikohet thjesht E-V13. Shpresojme t’a permiresoje rezolucionin e testi ne te ardhmen.
-
AuthorPosts
- You must be logged in to reply to this topic.