Rezultatet e reja të projektit

Homepage Forums 4. Linjat atërore (Y-DNA) Rezultatet e reja të projektit

Viewing 15 posts - 16 through 30 (of 38 total)
  • Author
    Posts
  • #3715
    Arneni
    Moderator
        • Offline

        Ky grup fisesh prej Sanxhakut jetojnë në Kradanik, Sipanje dhe Korita. Nuk kanë të gjithë një histori të përbashkët, por të gjithë pretendojnë që kanë prejardhje nga jugu drejt veriut. Disa pretendojnë që janë nga Kuçi/Malësia (Brda), kurse disa të tjerë që kanë prejardhje të afërt nga Rozhaja dhe më përpara nga Peja.

        #3717
        L
        Participant
            • Offline

            Nje sugjerim: ndoshta do ishte interesante qe rezultatet e reja te shtoheshin ne statistika direkt per te pare si ndryshojne perqindjet.

            #3718
            Alban
            Keymaster
                • Offline
                On L said

                Nje sugjerim: ndoshta do ishte interesante qe rezultatet e reja te shtoheshin ne statistika direkt per te pare si ndryshojne perqindjet.

                Zakonisht merr 2-3 ore perditesimi i statistikave dhe databazes. Dhe nuk ben ndonje ndryshim nje rezultat i ri duke qene se jane >1800 (0.06%). Prandaj e perditesojme rreth cdo 2 muaj.

                • This reply was modified 1 month, 3 weeks ago by Alban.
                #3734
                Alban
                Keymaster
                    • Offline
                    On Arneni said

                    Në mes:

                    Ke mundesi te shtosh edhe nje poligon me mostrat e pjeses veriore dhe qendrore te Maqedonise (Shkup/Veles)?

                    • This reply was modified 1 month, 3 weeks ago by Alban.
                    #3744
                    Arneni
                    Moderator
                        • Offline
                        On Alban said
                        On Arneni said

                        Në mes:

                        Ke mundesi te shtosh edhe nje poligon me mostrat e pjeses veriore dhe qendrore te Maqedonise (Shkup/Veles)?

                         

                        Shtova mostrat nga Shkupi dhe Velesi.

                        #3752
                        Alban
                        Keymaster
                            • Offline

                            Shtova mostrat nga Shkupi dhe Velesi.

                            Faleminderit. Ketu duken me shume si dy grupe te ndryshme (lindje vs. perendim) se sa nje grup i ndermjetem.

                            • This reply was modified 1 month, 1 week ago by Alban.
                            • This reply was modified 1 month, 1 week ago by Alban.
                            • This reply was modified 1 month, 1 week ago by Alban.
                            #3756
                            Alban
                            Keymaster
                                • Offline

                                Turkoviç, Podgorice: E-V13>Z5018>Z16661>BY168279>Y174869>BY165837>BY167606

                                Turkoviçet jane familje e qytetit te Podgorices. Familja qe kreu testin nuk ka nje perkatesi te lidhur me fiset e medha te Malesise dhe Berdes. Rezultati sugjeron prejardhje nga fisi Kuç, perfshire vellazerite pasardhese te Lale Drekalit (Drekaloviçet), si dhe lidhje ne vije aterore me Kojen e Kuçit dhe Trieshin. Prejardhja me e larget mund te jete nga nje zone e Shqiperise veri-perendimore.

                                #3757
                                Lissus
                                Moderator
                                    • Offline
                                    On Alban said

                                    Turkoviç, Podgorice: E-V13>Z5018>Z16661>BY168279>Y174869>BY165837>BY167606

                                    Turkoviçet jane familje e qytetit te Podgorices. Familja qe kreu testin nuk ka nje perkatesi te lidhur me fiset e medha te Malesise dhe Berdes. Rezultati sugjeron prejardhje nga fisi Kuç, perfshire vellazerite pasardhese te Lale Drekalit (Drekaloviçet), si dhe lidhje ne vije aterore me Kojen e Kuçit dhe Trieshin. Prejardhja me e larget mund te jete nga nje zone e Shqiperise veri-perendimore.

                                    Shume interesante. Eshte nje familje ne Podgorice e quajtur Turkoviq qe kan prejardhjen nga nje djal i Lal Drekalit, dhe nje grua nga Kastrati, i cili ishte quajtur Vuka dhe u konvertua ne Islam. Sipas rezultatit, besoj qe mund te jene te njejtin fis.

                                    • This reply was modified 1 month, 1 week ago by Lissus.
                                    • This reply was modified 1 month, 1 week ago by Lissus.
                                    #3762
                                    Arneni
                                    Moderator
                                        • Offline

                                        Rezultat shumë interesant. Pra kemi një rast ku traditat gojore “dalin” të vërteta.

                                        #3763
                                        Alban
                                        Keymaster
                                            • Offline

                                            Bajra, fis Kastrat, Skoborisht, Prizren: J2b-L283>Y21045>PH1751>FT134628>Y209925

                                            Sipas tradites se familjes jane fis Kastrat dhe me prejardhje nga zona e Kukesit. Deri tani nuk ka rezultate qe t’a vertetojne kete gojedhene (Kastratet e Malesise se Madhe kane nje degezim tjeter te J-FT134628), por ne pergjithesi FT134628 ka diversitet te larte ne Shqiperine verilindore. Rezultatet me te aferta me  Bajrat jane nga Gjakova, Martaneshi, Fieri dhe Lushnja, rreth 30 breza ne vije aterore. Fshati Skoborisht konsiderohet si torbesh, por rezultati e lidh familjen Bajra me etnogjenezen shqiptare, dhe fiset ilire me heret.

                                            #3764
                                            Alban
                                            Keymaster
                                                • Offline

                                                Paljeviç, Grude, Tuz: E-V13>Z5018>S2979>L241>PH2180. (permiresim i rezultatit fillestar E-V13)

                                                Sipas tradites, Paljeviçet jane nje grup familjesh me fis Grude, bajraktare te Tuzit dhe nder fiset me te vjetra aty. Rezultati dallon prej pjeses tjeter te Grudes, por eshte gjithsesi nje nder deget karakteristike per Malesine e Madhe dhe zonen perreth. Nuk dihet degezimi me specifik nen PH2180 me kete rezolucion analize. Mund te permendim nje fakt interesant se pervec bajraktareve te Tuzit, edhe familjet sundimtare te Shkodres kane vijen aterore E-V13>PH2180, dhe nese rezultati i Paljeviç permiresohet me tej do te mund te shqyrtohej nje lidhje me e afert mes tyre.

                                                #3765
                                                Lissus
                                                Moderator
                                                    • Offline

                                                    Ky rezultat hedhe poshte gojedhenen qe lidh Paljevicet me vellazerine malazeze Sarapa (me gjasa R1b-BY18860).

                                                    #3767
                                                    Alban
                                                    Keymaster
                                                        • Offline

                                                        Logu, fisi Shosh, Brashte, Shkoder: E-V13>Z5017>Z19851>A18833>FT146201.

                                                        Rezultati i familjes Logu perputhet me rezultatet e vellazerive te tjera te fisit Shosh. Ne kete dege kemi edhe nje rezultat nga fisi Bobi ne Kokedode, qe me pare kane qene banore te Lugines se Shales. Largesia mes ketyre dy fiseve sipas YFull eshte rreth 800 vjet, pra ka mundesi jane ne krahinen e Dukagjinit qe prej shek.13-14.

                                                        #3770
                                                        Em
                                                        Participant
                                                            • Offline

                                                            Pershendetje,

                                                            A me thote dot njeri nese haplogrupi J-M172 eshte i ndeshur tek fiset shqiptare (per aq se keni dijeni nga databaza juaj) dhe, nese po, ne cilen zone gjeografike?

                                                            Falemnderit

                                                            #3775
                                                            Alban
                                                            Keymaster
                                                                • Offline
                                                                On Em said

                                                                Pershendetje,

                                                                A me thote dot njeri nese haplogrupi J-M172 eshte i ndeshur tek fiset shqiptare (per aq se keni dijeni nga databaza juaj) dhe, nese po, ne cilen zone gjeografike?

                                                                Falemnderit

                                                                Te lutem mos e posto te njejtin koment disa here. J2b-L283 eshte pjese e J-M172. Ka shume fise nen J2b-L283:

                                                                Fiset shqiptare ADN

                                                                 

                                                              Viewing 15 posts - 16 through 30 (of 38 total)
                                                              • You must be logged in to reply to this topic.