Reply To: Fiset Malesore

#3836
Buc
Participant
      • Offline

      Përshëndetje, kam një pyetje rreth një vëllazërie, por fillimisht dëshiroj të sqaroj disa gjëra.

      I takoj linjës atërore E-V13 > Z5018 > Y145455 > BY191636, që do të thotë se rrjedh nga një fis/vëllazëri e ashtuquajtur “anase”, e cila dikur ishte e pranishme në Malësinë e Shkodrës.

      Sot jetojmë kryesisht në Kosovë, dhe fisin tonë e quajnë Drushtinë. Ky emër, sipas shumë gjasave, është marrë nga bajraku i Drishtit në Pult, por më vonë ndoshta është sllavizuar në “Društinac” (ashtu siç shkruan edhe në burimet në gjuhën serbe).

      Çuditërisht, përveç kësaj lidhjeje, thuhet se i përkasim fisit Morinë. Por është me rëndësi të theksohet se deri më tani, edhe disa të testuar të tjerë të kësaj linje kanë përmendur fise të tjera më të mëdha si prejardhje të tyre.

      Pyetja ime lidhet me një vëllazëri, të cilës i takojmë sipas burimeve serbe, por për të cilën nuk kemi dëgjuar më parë. Ajo quhet Tunzeza/Tunzezë, emër që rrjedh nga “Antun/Tun”.

      Shtrohet pyetja a është ky informacion i saktë dhe i besueshëm?

      Nëse dikush ka njohuri mbi këtë vëllazëri/emër, apo mbi këto çështje në përgjithësi, do të isha shumë mirënjohës nëse do të më ndihmonte me ndonjë përgjigje.

      • This reply was modified 2 months, 3 weeks ago by Alban.