Homepage › Forums › 2. Prejardhja e shqiptarëve › Prejardhja e shqiptarëve (tema e përgjithshme) › Reply To: Prejardhja e shqiptarëve (tema e përgjithshme)
Anonim, haplogrupi (Y-DNA) nuk ka asnjë lidhje me prejardhje autosomale. Thjesht nga këndvështrimi numerik, shumica e bartësve të E-V13 sot jetojnë në Evropën qendrore, perëndimore dhe veriore. Nuk kanë asnjë dallim të tillë siç shkruan ti.
Së dyti, E-V13 ka prejardhje nga Ballkani neolitik dhe u zgjerua me popujt paleo-ballkanikë indo-evropianë. Nuk ka asnjë lidhje me “pellazgët”. Mbi 50% e prejardhjes autosomale e popujve paleo-ballkanikë është nga Ballkani neolitik.
Së treti, J2b-L283 është me origjinë nga Jamnaja sepse me popujt Jamnaja mbërriti në Ballkan, gjuhën IE përhapi dhe luajti rol themelor për formimin ilir.