Homepage › Forums › 4. Linjat atërore (Y-DNA) › E-V13>CTS9320>BY4526>Y20805>Y227848: Llapashtica, Gubetini, Havolli, etj. › Reply To: E-V13>CTS9320>BY4526>Y20805>Y227848: Llapashtica, Gubetini, Havolli, etj.
Ate videon qe the e pash, e permend edhe Zhabarin. Ketij plakut hallall i koft gjithe ato gjana qe po mundet me i kthjell, mirepo shume veshtir me i vertetu gjithat, sepse pak para 07:40 tregon qe kan leviz ne Llaushe prej Malesise se Mbishkodres. A e thot keta vetem ne baze qe jan te fisit Gashi, apo ka konkretisht nje levizje te konstatume, nuk e dij. Shume histori qe po i tregon plaku pas minutit 07:40 po me doken bukur te ngjajshme me ato qe i kam ndegju nga te mocmit e familjes tone. Psh. e permend Zhabarin -per Zhabar me ka thon axhi qe jena kusheri (ngaqe edhe ata konsideheshin Potera te fisit Gashi),po nuk doli (sic thash, ata dolen G2a). Emri Potera sipas “PREJARDHJA DHE SHPËRNDARJA RAJONALE E MBIEMRAVE TË SHQIPTARËVE TË KOSOVËS” nga Ali dhe Nebi Caka:
“Potera (374) nga turq. potere zhurmë, kërcëllimë, rrapëllimë,
zallahi, zhaurimë; shamatë, po dhe thirrje, kushtrim, alarm, shenj
dhe za me pushkë që jepet në Rumeli prej malit në mal, lajm mali; të
ngritunit e popullit në gjithmbarësi për të luftue me anmik.
Pra, me kushtrim ka të bëjë mbiemri Potera i disa familjeve
kosovare, i cili lidhet me luftën e Demë Ahmetit kundër serbëve që e
kishin sulmuar Fshatin Reçicë (Mavriq) në vitin 1811. Ky vëlla i
Havollëve (shih më poshtë#) lëshoi kushtrimin (poterën) për ti
shkuar në ndihmë familjes së sulmuar. Rapsodi thotë: Ngajshin Llap
e ngajshin Shalë, kuajt e zi nga shkuma ishin ba të bardhë. Nga kjo
kohë njëri prej vëllezërve tëfshatit Llapashticë mban mbiemrin Potera [Ymer Havolli].”
Sipas kesaj, emri Potera duhet te jete kriju pas emrit Havolli dhe dikur nga viti 1811. Ngaqe na dolem me ta te nje fisi dhe kem dijeni per lidhje me Poterajt, por jo me Havollet, ka mundesi qe u degezu aty najnjo prej Llapashtice anej ka Sanxhaku i Nishit. Normal nese jon keto burime te besueshme…
