E-V13>CTS9320>BY4526>Y20805>Y227848: Llapashtica, Gubetini, Havolli, etj.

Homepage Forums 4. Linjat atërore (Y-DNA) E-V13>CTS9320>BY4526>Y20805>Y227848: Llapashtica, Gubetini, Havolli, etj.

Viewing 15 posts - 1 through 15 (of 16 total)
  • Author
    Posts
  • #3914
    labuza
    Participant
        • Offline

        Rezultat interesant. Ne fakt kam pritur qe njera nder lagjet e Llapashticave do te dal nga linja e Gashit te vjeter, po sic po shihet tashme nga dy rezultate ne fshat, nga dy lagje te ndryshme Havolli dhe Potera, te dyja kane dale E-V13>Z5017>Y20805. Fshati eshte kogja homogjen, supozohet qe te gjitha lagjet jane themelu nga 5 vellezer. Gjithashtu, edhe dy rezultate te tjera nga dy fshatra te tjera ne Llap, me te cilat mbajne lidhje gjaku, kane dale me kete linje.

        Sa i perket tradites, banoret e Llapashtices ne fakt mbajne tradite qe kane lidhje gjaku me Gect e Llaushes se Skenderajit dhe me nje vellazeri te fshatit Acareve. Nuk kam njohuri nese eshte testu ende dikush nga lagjja Geci, por nga rezultati qe keni ju nga Llausha dhe nje tjeter rezultat nga MyHeritage nga lagjja Bimbashi, te dy kane dal te jene J2b2-L823.

        Per pjesen qe jane vendose nga Toplica, nuk mendoj qe qendron. Banoret e Llapashticave jane jerli, jo muhaxhir. Ne Llap supozohet te jene vendosur diku rreth vitit 1740.

        #3915
        Alban
        Keymaster
            • Offline
            On labuza said

            Rezultat interesant. Ne fakt kam pritur qe njera nder lagjet e Llapashticave do te dal nga linja e Gashit te vjeter, po sic po shihet tashme nga dy rezultate ne fshat, nga dy lagje te ndryshme Havolli dhe Potera, te dyja kane dale E-V13>Z5017>Y20805. Fshati eshte kogja homogjen, supozohet qe te gjitha lagjet jane themelu nga 5 vellezer. Gjithashtu, edhe dy rezultate te tjera nga dy fshatra te tjera ne Llap, me te cilat mbajne lidhje gjaku, kane dale me kete linje.

            Sa i perket tradites, banoret e Llapashtices ne fakt mbajne tradite qe kane lidhje gjaku me Gect e Llaushes se Skenderajit dhe me nje vellazeri te fshatit Acareve. Nuk kam njohuri nese eshte testu ende dikush nga lagjja Geci, por nga rezultati qe keni ju nga Llausha dhe nje tjeter rezultat nga MyHeritage nga lagjja Bimbashi, te dy kane dal te jene J2b2-L823.

            Per pjesen qe jane vendose nga Toplica, nuk mendoj qe qendron. Banoret e Llapashticave jane jerli, jo muhaxhir. Ne Llap supozohet te jene vendosur diku rreth vitit 1740.

            E vertete, duhet te kisha shkruar qe 3 famijet e tjera te testuara me heret jane muhaxhere te vendosur aty 1877-78. Rezultat nga vellazeria Potera nuk kemi ne projekt.

            #3917
            DGubetini
            Participant
                • Offline

                Une jam ne degen e kesaj familje, mbiemri Gubetini.  A dihet prej cilit vend kan kalu ne Llap Havollët ngaqe po thu qe kan kalu ne 1740?

                sa i perkete linjes se Poterajve, na Gubetint sipas te pareve me Poterajt nuk martohemi. Disa Gubetin e kan mbajt emrin Potera deri vonë, mirepo jo dega ime. Interesant eshte qe ata te Llaushes qe i permende, konsiderohen fis edhe me Potera te Zhabarit me sa dij. Nje i testuar nga ata doli G2a, pra as ne lidhje me Gashin e Tropojes as me Gashin e Llapashtices.

                #3922
                labuza
                Participant
                    • Offline

                    <p class=”” data-start=”0″ data-end=”352″>Ka shume mundesi qe ata qe u shperngulen ne Toplice dhe me pas u rikthyen, te kene dale nga ky grup vellazerie. Ne fakt, shume familje nga Llapi, qe sot kane prejardhje nga Toplica, fillimisht e kane pasur origjinen ne Llap, pastaj jane vendosur ne Toplice dhe me vone jane rikthyer serish. Jane dhjetra, ne mos qindra familje me histori te ngjashme.</p>
                    <p class=”” data-start=”354″ data-end=”614″>Sa i perket Potereve, mendova se ky rezultat tjeter nga Llapashtica e Poshtme i perkiste asaj lagjeje. Kam lexuar diku nje koment ne nje postim ne Facebook te faqja “Rrenjet”, ku dikush supozonte diçka te tille. Si duket, behet fjale per nje familje muhaxhire.</p>

                    #3924
                    labuza
                    Participant
                        • Offline

                        Nuk e di. Sipas nje rrefimi te nje plaku nga lagjja Cakaj (Cakiqi) qe e kom pa ne youtube, keta fillmisht vendosen ne fshatin Gerdoc te Llapit. Aty, pasi qe eshte fshat kalimtare, vrasin disa postar qe kalonin nga Nishi per Prishtine e Shkup, ku pastaj i denon pasha e tek pastaj ikin me ne veri te territorit dhe tentojne te kalojne ne Letanc. Meqense ne Letanc ishte Blakcori, Pasha (me gjase Gjinolli) ia cakton per vendbanim Llapashticat (e Eperme, Poshtme).
                        https://www.youtube.com/watch?v=jztZeSbSkkc rrefimi per kete pjese fillon ne min 7:40

                        Ju si Gubetin e keni origjinen nga Toplica dhe vendoseni pastaj ne Terrnave, apo jam gabim?

                        #3925
                        DGubetini
                        Participant
                            • Offline

                            Mbiemrin Gubetin e mbajm prej debimit nga fshati Gubetin ne Toplice ne Botin 1877. Disa kan kalu ne Vushtrri, disa ne Llap dhe Gollak. Ka disa qe thojn qe ka pas Gubetin edhe ne Ferizaj pas debimit po keta nuk muj me vertetu. Konkretisht ne rastin tim jena ne fshatin Vanofc cili gjindet afer Ternaves.
                            Sipas gojedhane e kemi pas prejardhjen nga Shkodra para Gubetini, mirepo rezultatet deri me tani nuk e kan vertetu kete gojedhane.

                            #3928
                            labuza
                            Participant
                                • Offline

                                Un’ mendoj qe origjinen e keni nga vellazeria e Llapashticeve ne Llap, ku keni kalu pastaj ne Toplice, per t’u rikthy perseri ne fund ne Kosove nga debimi 1877-78. Origjina me e larget mbetet e panjohur.

                                #3933
                                DGubetini
                                Participant
                                    • Offline

                                    Ate videon qe the e pash, e permend edhe Zhabarin. Ketij plakut hallall i koft gjithe ato gjana qe po mundet me i kthjell, mirepo shume veshtir me i vertetu gjithat, sepse pak para 07:40 tregon qe kan leviz ne Llaushe prej Malesise se Mbishkodres. A e thot keta vetem ne baze qe jan te fisit Gashi, apo ka konkretisht nje levizje te konstatume, nuk e dij. Shume histori qe po i tregon plaku pas minutit 07:40 po me doken bukur te ngjajshme me ato qe i kam ndegju nga te mocmit e familjes tone. Psh. e permend Zhabarin -per Zhabar me ka thon axhi qe jena kusheri (ngaqe edhe ata konsideheshin Potera te fisit Gashi),po nuk doli (sic thash, ata dolen G2a). Emri Potera sipas “PREJARDHJA DHE SHPËRNDARJA RAJONALE E MBIEMRAVE TË SHQIPTARËVE TË KOSOVËS” nga Ali dhe Nebi Caka:

                                    “Potera (374) – nga turq. potere ‘zhurmë, kërcëllimë, rrapëllimë,
                                    zallahi, zhaurimë; shamatë’, po dhe ‘thirrje, kushtrim, alarm’, “shenj
                                    dhe za me pushkë që jepet në Rumeli prej malit në mal, lajm mali; të
                                    ngritunit e popullit në gjithmbarësi për të luftue me anmik”.
                                    Pra, me ‘kushtrim’ ka të bëjë mbiemri Potera i disa familjeve
                                    kosovare, i cili lidhet me luftën e Demë Ahmetit kundër serbëve që e
                                    kishin sulmuar Fshatin Reçicë (Mavriq) në vitin 1811. Ky vëlla i
                                    Havollëve (shih më poshtë#) lëshoi kushtrimin (‘poterën’) për t’i
                                    shkuar në ndihmë familjes së sulmuar. Rapsodi thotë: “Ngajshin Llap
                                    e ngajshin Shalë, kuajt e zi nga shkuma ishin ba të bardhë”. Nga kjo
                                    kohë njëri prej vëllezërve tëfshatit Llapashticë mban mbiemrin Potera [Ymer Havolli].”

                                    Sipas kesaj, emri Potera duhet te jete kriju pas emrit Havolli dhe dikur nga viti 1811. Ngaqe na dolem me ta te nje fisi dhe kem dijeni per lidhje me Poterajt, por jo me Havollet, ka mundesi qe u degezu aty najnjo prej Llapashtice anej ka Sanxhaku i Nishit. Normal nese jon keto burime te besueshme…

                                     

                                    #3934
                                    Arneni
                                    Moderator
                                        • Offline

                                        Përshëndetje, a dini nëse Gubetinët nga Mitrovica dhe Podujeva kanë lidhje fisnore me Gubetinët në Vushtrri?

                                        Gubetini i Toplicës përbëhej nga i njëjti fis me Gubetinin në Prokuplë?

                                        #3935
                                        DGubetini
                                        Participant
                                            • Offline

                                            Pershendetje,

                                            nuk muj ta them me 100 % siguri, po me sa dij une po. Ngaqe na me ata te Vushtrris konsiderohem me te aferm se me keta te rajoneve tjera (edhe me afer se me ata te Podujeves, ndonse i kemi gjeografikisht ma ngat).

                                            Kur flitet per Gubetinin e Toplices, si zakonisht eshte fjala per Gubetinin afer Prokuples. Toplice perdoret ngaqe Gubetini gjindet prane lumit Toplica.

                                            #3937
                                            labuza
                                            Participant
                                                • Offline

                                                @DGubetini

                                                Mbiemri Potera supozohet te jete kriju pas luftes se Dem Ahmetit ne Recice te Llapit me 1811, ashtu sic e pershkruan edhe autori perkates. Po ashtu, mbiemri Havolli ka origjinen nga beteja e Limit ne Plave e Guci, ku paraardhesit e familjes Havolli humben jeten ne lufte, ndersa femijet mbeten nen kujdesin e nanes se tyre, te quajtur “Have”. Prej saj, pasardhesit nisen te quheshin “Havolli”, qe ne turqisht do te thote “djemte e Haves”. Me gjase, kjo lidhet me betejat e vitit 1877 ne Plave e Guci, sipas atij plakut qe e shpjegon ne nje video tjeter.

                                                Nje tjeter gojedhene tregon se Gjinolli i kishte rekrutu Havollet pas disa perplasjeve qe kishte pase, dhe ata humben jeten ne beteje. Pasardhesit e tyre me vone moren mbiemrin Havolli, duke mbajte keshtu emrin e nanes se tyre.

                                                Prapashtesa “-olli” eshte e perhapur edhe ne lagje te tjera te Llapashtices, si Lutolli, Kamerolli, Hodolli, dhe gjithashtu ne te gjithe Llapin.

                                                Lidhja e gjakut mes lagjeve te Llapashtices, si Muqici, Hodolli, Cakiqi (Cakaj), Havolli, Potera etj., mendoj qe tashme eshte konfirmu edhe nga testet e ADN-se. Keto lagje kane rujte gjithmone tradita te perbashketa familjare.

                                                Nje tjeter rrefim nga ky plaku i lagjes Cakiqi rreth gjenealogjise se familjes dhe prejardhjen e tyre. https://www.youtube.com/watch?v=23SYi3_Dec4

                                                Un’ mendoj qe migrimi fillestar i kesaj vellazerie nuk dihet me saktesi, por gjate kalimit permes Llaushes dhe me vone Zhabarit nuk duket se kane lene prapa ndonje vellazeri tjeter. Megjithate, siç e kam permendur edhe ne nje koment tjeter, nje vellazeri ne Acareve i konsideron ata si te afert, ashtu si edhe vellazeria Geci e Llaushes. Nje tjeter teori eshte qe ndoshta migrimi ka ndodhur se bashku, edhe pse nuk kishin lidhje gjaku, ose ndoshta ne fshatin Gash te Malesise nuk ekzistonte vetem nje linje mashkullore, pra J2b2-L283<Y126399 – edhe pse kjo me duket me pak e mundshme.

                                                Pas vendosjes ne Llap, me shume mundesi nje prej djmeve te kesaj vellazerie, paraardhesi i Gubetineve (te cilet sot jetojne ne Llap, Vushtrri, Mitrovice etj.), eshte ndare nga te tjeret dhe ka migru ne fshatin Gubetin, afer Prokupljes. Pas zhvendosjes se madhe te viteve 1877-78, Gubetinet rikthehen ne Kosove dhe vendosen ne zona te ndryshme.

                                                Pra, pak a shume keshtu: 5-6 vellezer vendosen fillimisht ne Llapashtice → njeri prej tyre, paraardhesi i Gubetineve migron drejt fshatit Gubetin prane Prokupljes, pas viteve 1877-79 → Gubetinet shperndahen ne zona te ndryshme te Kosoves.

                                                #3938
                                                DGubetini
                                                Participant
                                                    • Offline

                                                    @labuza:

                                                    Falemnderit per infot qe mi ke jap, gjithsejt shume te rendsishme.

                                                    prejardhjen nga Llapashtica nuk e perjashtoj. Vetem jete per tu sqaru ka dolen ata tjeret nga dega jone –  njeri eshte nga Shatra, per tjetrin nuk e dij nga eshte me origjin vetem ate çka tha Albani (prejardhje nga Sanxhaku i Nishit). Ka gjasa qe ne kohe te Turqise jan pozicionu atje per shkaqe strategjike – pas luftes 1689/1690 thuhet qe ky rajon u braktis komplet nga serbet. Mirepo mu nga kjo kohe per shembull theksohet qe Prokupla ka qen qender tregtare me shume raguzjan dhe me nje presence te forte te katolikeve. Pra u dokumentu edhe nje emigrim nga Pulti ne kete rajon nga 10 familje shqiptare.

                                                    Eshte edhe nje Llapashtice ne Serbi, shume afer Medvegjes, qe duhet te kete qene e banuar me shqiptar. A dihet naj lidhje me Llapashticen ne Kosove?

                                                    Attachments:
                                                    You must be logged in to view attached files.
                                                    #3940
                                                    labuza
                                                    Participant
                                                        • Offline

                                                        Nuk besoj qe keni lidhje me Llapashticen e Medvegjes, ngjashmeria e emrit thjesht eshte rastesi. Megjithate, eshte e mundur qe keni keni origjine te hershme ne Kosove, meqense deri tani ende s’eshte gjet ndonje linje si e juaja ne Malesi.

                                                        Perndryshe, ketu i ke disa pershkrime rreth lagjeve te Llapashtices se Ulet/Eperme nga nje autor serb ne vitet 70.

                                                        Порекло презимена, село Горња Лапаштица (Подујево)

                                                        Порекло презимена, село Доња Лапаштица (Подујево)

                                                        #3923
                                                        labuza
                                                        Participant
                                                            • Offline
                                                            On DGubetini said

                                                            Une jam ne degen e kesaj familje, mbiemri Gubetini.  A dihet prej cilit vend kan kalu ne Llap Havollët ngaqe po thu qe kan kalu ne 1740?

                                                            sa i perkete linjes se Poterajve, na Gubetint sipas te pareve me Poterajt nuk martohemi. Disa Gubetin e kan mbajt emrin Potera deri vonë, mirepo jo dega ime. Interesant eshte qe ata te Llaushes qe i permende, konsiderohen fis edhe me Potera te Zhabarit me sa dij. Nje i testuar nga ata doli G2a, pra as ne lidhje me Gashin e Tropojes as me Gashin e Llapashtices.

                                                            Nuk e di. Sipas nje rrefimi te nje plaku nga lagjja Cakaj (Cakiqi) qe e kom pa ne youtube, keta fillmisht vendosen ne fshatin Gerdoc te Llapit. Aty, pasi qe eshte fshat kalimtare, vrasin disa postar qe kalonin nga Nishi per Prishtine e Shkup, ku me c’rast i denon pasha e tek pastaj ikin me ne veri te territorit dhe tentojne te kalojne ne Letanc. Meqense ne Letanc ishte Blakcori, Pasha (me gjase Gjinolli) ia cakton per vendbanim Llapashticat (e Eperme, Poshtme).
                                                            https://www.youtube.com/watch?v=jztZeSbSkkc rrefimi per kete pjese fillon ne min 7:40

                                                            Ju si Gubetin e keni origjinen nga Toplica dhe vendoseni pastaj ne Terrnave, apo jam gabim?

                                                            • This reply was modified 7 months, 2 weeks ago by Alban.
                                                            • This reply was modified 7 months, 2 weeks ago by Alban. Reason: Format
                                                            #3921
                                                            labuza
                                                            Participant
                                                                • Offline
                                                                On Alban said

                                                                E vertete, duhet te kisha shkruar qe 3 famijet e tjera te testuara me heret jane muhaxhere te vendosur aty 1877-78. Rezultat nga vellazeria Potera nuk kemi ne projekt.

                                                                Ka shume mundesi qe ata qe u shperngulen ne Toplice dhe me pas u rikthyen, te kene dale nga ky grup vellazerie. Ne fakt, shume familje nga Llapi qe sot kane prejardhje nga Toplica, fillimisht e kane pasur origjinen ne Llap, pastaj jane vendose ne Toplice dhe me vone jane rikthyer serish. Jane dhjetra, ne mos qindra familje me histori te ngjashme.

                                                                Sa i perket Potereve, mendova se ky rezultati tjeter nga Llapashtica e Poshtme i perkiste asaj lagjeje. Kam lexu diku nje koment ne nje postim ne Facebook te faqja “Rrenjet”, ku dikush supozonte diçka te tille. Si duket, behet fjale per nje familje muhaxhire.

                                                                • This reply was modified 7 months, 2 weeks ago by Alban.
                                                                • This reply was modified 7 months, 2 weeks ago by Alban. Reason: Format
                                                              Viewing 15 posts - 1 through 15 (of 16 total)
                                                              • You must be logged in to reply to this topic.