Reply To: E-V13>CTS9320>BY4526>Y20805>Y227848: Llapashtica, Gubetini, Havolli, etj.

Homepage Forums 4. Linjat atërore (Y-DNA) E-V13>CTS9320>BY4526>Y20805>Y227848: Llapashtica, Gubetini, Havolli, etj. Reply To: E-V13>CTS9320>BY4526>Y20805>Y227848: Llapashtica, Gubetini, Havolli, etj.

#3937
labuza
Participant
      • Offline

      @DGubetini

      Mbiemri Potera supozohet te jete kriju pas luftes se Dem Ahmetit ne Recice te Llapit me 1811, ashtu sic e pershkruan edhe autori perkates. Po ashtu, mbiemri Havolli ka origjinen nga beteja e Limit ne Plave e Guci, ku paraardhesit e familjes Havolli humben jeten ne lufte, ndersa femijet mbeten nen kujdesin e nanes se tyre, te quajtur “Have”. Prej saj, pasardhesit nisen te quheshin “Havolli”, qe ne turqisht do te thote “djemte e Haves”. Me gjase, kjo lidhet me betejat e vitit 1877 ne Plave e Guci, sipas atij plakut qe e shpjegon ne nje video tjeter.

      Nje tjeter gojedhene tregon se Gjinolli i kishte rekrutu Havollet pas disa perplasjeve qe kishte pase, dhe ata humben jeten ne beteje. Pasardhesit e tyre me vone moren mbiemrin Havolli, duke mbajte keshtu emrin e nanes se tyre.

      Prapashtesa “-olli” eshte e perhapur edhe ne lagje te tjera te Llapashtices, si Lutolli, Kamerolli, Hodolli, dhe gjithashtu ne te gjithe Llapin.

      Lidhja e gjakut mes lagjeve te Llapashtices, si Muqici, Hodolli, Cakiqi (Cakaj), Havolli, Potera etj., mendoj qe tashme eshte konfirmu edhe nga testet e ADN-se. Keto lagje kane rujte gjithmone tradita te perbashketa familjare.

      Nje tjeter rrefim nga ky plaku i lagjes Cakiqi rreth gjenealogjise se familjes dhe prejardhjen e tyre. https://www.youtube.com/watch?v=23SYi3_Dec4

      Un’ mendoj qe migrimi fillestar i kesaj vellazerie nuk dihet me saktesi, por gjate kalimit permes Llaushes dhe me vone Zhabarit nuk duket se kane lene prapa ndonje vellazeri tjeter. Megjithate, siç e kam permendur edhe ne nje koment tjeter, nje vellazeri ne Acareve i konsideron ata si te afert, ashtu si edhe vellazeria Geci e Llaushes. Nje tjeter teori eshte qe ndoshta migrimi ka ndodhur se bashku, edhe pse nuk kishin lidhje gjaku, ose ndoshta ne fshatin Gash te Malesise nuk ekzistonte vetem nje linje mashkullore, pra J2b2-L283<Y126399 – edhe pse kjo me duket me pak e mundshme.

      Pas vendosjes ne Llap, me shume mundesi nje prej djmeve te kesaj vellazerie, paraardhesi i Gubetineve (te cilet sot jetojne ne Llap, Vushtrri, Mitrovice etj.), eshte ndare nga te tjeret dhe ka migru ne fshatin Gubetin, afer Prokupljes. Pas zhvendosjes se madhe te viteve 1877-78, Gubetinet rikthehen ne Kosove dhe vendosen ne zona te ndryshme.

      Pra, pak a shume keshtu: 5-6 vellezer vendosen fillimisht ne Llapashtice → njeri prej tyre, paraardhesi i Gubetineve migron drejt fshatit Gubetin prane Prokupljes, pas viteve 1877-79 → Gubetinet shperndahen ne zona te ndryshme te Kosoves.