Alban

Forum Replies Created

Viewing 15 posts - 1 through 15 (of 58 total)
  • Author
    Posts
  • in reply to: Artikull (pre-print) mbi prejardhen e shqiptareve #4085
    Alban
    Keymaster
        • Offline

        Ky eshte artikulli yne mbi prejardhjen e shqiptareve, para recenses:

        https://www.biorxiv.org/content/10.1101/2023.06.05.543790v2

         

        Abstrakti:The origins of the Albanian people have long been debated, as they first appear in historical records in the 11th century CE, and their language is not closely related to any surviving Indo-European branches. To elucidate the origins of the Albanians, we analysed over 6,000 ancient West Eurasian genomes and 74 newly sequenced present-day ethnic Albanians. We detect remarkable continuity of West Balkan Late Bronze and Iron Age ancestry in Albania during the Early Medieval period, a pattern distinct from neighbouring Balkan regions. Utilising a wide range of population genetics methods, including an enhanced protocol to detect identity-by-descent (IBD) segments between ancient and present-day individuals, we reveal that present-day Albanians predominantly descend from Albania’s Early Medieval inhabitants, who were present in Albania as early as 800-900 CE, preceding their historical attestation. Additionally, we observe geographically structured admixture with Medieval East European-related groups, averaging 10-20% across Albanians. Our findings provide unprecedented insights into the historical and demographic processes shaping present-day Albanians and locates the origins of this population into the Central-Western Balkans.

         

         

        in reply to: Rezultatet e reja të projektit #4036
        Alban
        Keymaster
            • Offline

            Ramadani, fis Krasniqe, Sojeve, Ferizaj: E-V13>FGC11450>Y140828.

            Sipas tradites, kjo familje eshte ne Sojeve prej te pakten 6 brezash. Rezultati nuk perpuhet me trungun kryesor ateror te Krasniqes ne Malesine e Gjakoves, Llap, Gollak, etj., mirepo mund te jete afer me nje rezultat tjeter Krasniqe nga Ferizaji, me prejardhje nga Sanxhaku i Nishit.

            Nga shenuesit STR, gjasat jane te larta qe kjo linje te jete vecuar relativisht heret, prandaj do te ishte me interes testimi me test te plote.

            in reply to: Rezultatet e reja të projektit #4034
            Alban
            Keymaster
                • Offline

                Rika, Kruje: E-V13>FGC11450>Y140828>Y146090*.

                Kjo eshte nje prej familjeve te qytetit te Krujes. Testi me rezolucion maksimal tregoi qe lidhjet me te aferta ne databaze jane gati 1000 vjecare, gje qe thekson larmine e larte te kesaj dege mes shqiptareve, sidomos ne veri. Duhet kujtuar se dendesia me e larte e kesaj dege gjendet ne Laberi, ku gjendet ne dy trungje gjenetike te perhapura nga zona e Dukatit deri ne Gjirokaster, por diversiteti eshte me i larte sidomos ne verilindje. Ne zonen e Krujes gjendet edhe nje dege tjeter e Y140828 e perhapur ne disa fshatra nga ne kodrat qe ndarjne rrethin e Krujes me te Durresit.

                • This reply was modified 4 months, 2 weeks ago by Alban.
                in reply to: Rezultatet e reja të projektit #4031
                Alban
                Keymaster
                    • Offline

                    Xhafa, Bare, Mitrovice: R1b-M269>PF7563>Y83965>FT25059.

                    Fshati Bare eshte pjese e Bajgores, ku shumica a fshatrave i takojne fisit Shale, dhe deri tani perputhen ne prejardhje me Shalen ne malet e Dukagjinit. Rezultati i familjes Xhafa tregon se rrjedhin nga e njejta vije aterore, edhe pse per shkak te rezolucionit nuk eshte 100% e sigurte a eshte fiks linja e Shales, apo nje linje shume e afert. Nisur nga vendndodhja e fshatit, gjasat jane shume te larta qe kjo familje eshte pjese e trungut mashkullor te Shales. Ne kete rast, prejardhja e vone e kesaj familje do te lidhej me siguri me Dukagjinin e Shkodres, por me heret, perhapja e linjes duhet te kete nisur me ne lindje, ndoshta ne Dardani.

                    • This reply was modified 4 months, 2 weeks ago by Alban.
                    in reply to: Rezultatet e reja të projektit #4030
                    Alban
                    Keymaster
                        • Offline

                        Lekaj, fis Bytyç, Karashengjergj, Has, Prizren: R1b-Z2103>BY611>Z2705>Y32147.

                        Sipas tradites, bytyçasit e Karashengjergjit kane prejardhje nga fshati Shengjergj ne Malesine e Gjakoves, sot i mbuluar nga Drini. Ky rezultat verifikon qe kjo eshte vija aterore e bytyçasve te Karashengjergjit, duke qene se edhe familja Kajtazi, e testuar me heret ka te njejten linje. Nga ana tjeter, Bytyçi ne Malesine e Gjakoves i takon vijes R1b-Z2705>A24008, pra pa lidhje ne vije aterore qe prej Mesjetes se hershme. Me shume gjase, bytyçasit e Karashengjergjit mund te kene qene nder fiset e hershme te zones se Bytyçit, qe u larguan gjate shekujve. Do te ishte me interes qe nje nga keto familje te beje test me te thelluar, per te percaktuar edhe degezimin me specifik nen Y32147 dhe per te pare nese kane lidhje me te afert me familje te tjera.

                        • This reply was modified 4 months, 2 weeks ago by Alban.
                        in reply to: Rezultatet e reja të projektit #4028
                        Alban
                        Keymaster
                            • Offline

                            Kristaj, Zym, Has, Prizren: I2a-P37>CTS10228>Y3120.

                            Familja Kristaj jane nga fshati Zym i Hasit, ne komunen e Prizrenit. Vija aterore eshte me siguri I2a-Y3120, dhe mundet te jete nen degen me te ngushte I2a-Y3120>PH908. Duke qene test me cilesi minimale, nuk mund te thuhet me siguri nese ka ndonje lidhje te afert ne databaze.

                            • This reply was modified 4 months, 2 weeks ago by Alban.
                            in reply to: Rezultatet e reja të projektit #4017
                            Alban
                            Keymaster
                                • Offline

                                Billali, Presheve (qytet): I2a-L460>P37>CTS595>L160>PF4088>Z113>FT342160.

                                Kjo eshte nje prej familjeve te vjetra te qytetit te Presheves. Rezultati eshte mjaft i vecante, linje aterore me shume gjase me prejardhje iberike ne periudhen romake. Ne databaze kemi edhe nje vellazeri tjeter te kesaj vije aterore: Koxhajt nga fshati Doganaj i Kacanikut. Pervec tyre, jane edhe dy familje gorane dhe disa familje serbe te zones se Shterpces, por keto te fundit nisur nga mbiemri ndoshta mund te kene prejardhje nga fshati Doganaj gjithashtu. Shperndarja eshte e lidhur me zonen e Maleve te Sharrit, ngjashem me E-Y329079, qe po ashtu ka disa degezime te sllavizuara pavaresisht se duhet te jete ne Ballkan te pakten qe nga Antikiteti i periudhes romake. Presim qe ky rezultat te permiresoje rezolucionin e analizes per te kuptuar me qarte largesine me Koxhajt dhe te tjeret.

                                in reply to: Rezultatet e reja të projektit #4009
                                Alban
                                Keymaster
                                    • Offline

                                    Durraj, Hekal, Mallakaster: I1-M253>L22>P109>S7660>FGC22045>FGC22052.

                                    Ky eshte test i vjeter, i permiresuar se fundi. Nga analiza e re u percaktua pozicioni ne peme: FGC22052*. Tashme gjithe FGC22045 ka diversitet me te perqendruar nder shqiptare, duke qene se nendega e pare e vecuar nga trungu eshte shqiptare, kurse dy nendeget e vecuara pak me vone jane njera shqiptare dhe nje ukrainase. Me keto risi, shperndarja e FGC22045 ngjason me disa dege te tjera ballkanike nen E-V13, R1b-Z2705, etj. Prejardhja e larget mbetet nordike, me gjase gote. Nje familje tjeter nga Hekali i takon gjithashtu kesaj vije aterore, me shume mundesi ne distance te afert me Durrajt.

                                    in reply to: Rezultatet e reja të projektit #4008
                                    Alban
                                    Keymaster
                                        • Offline

                                        Fejzo (Salihenjte), Niste, Çameri, Greqi: I2a-M223>L701>PH2670>Y199158>Y363379>Y363427.

                                        Mamo, Arvenice, Çameri, Greqi: I2a-M223>L701>PH2670>Y199158>Y363379>Y363427.

                                        Keto dy familje rrjedhin nga dy fshatra fqinje ne jug te Gumenices. Largesia mes tyre mund te jete diku 250-450 vjet, gje qe do te verifikohet me perditesimin e ardhshem te pemes ne YFull, ku kane formuar nendege te re. Gjithashtu, kjo nendege e re do te jete rreth 600-900 vjet nga nje tjeter familje çame, Xhemali nga fshati Pjadhul me ne brendesi. Kurse edhe me larg, te gjithe lidhen me nje grup vellazerish nga Sevasteri ne Laberi.

                                        Kampioni ne Çameri ka nevoje te zgjerohet me tej, po deri tani I2a-M223 eshte pak mbi 10%, dendesia me e larte ne trevat shqiptare. Rezultatet sugjerojne se keto linja aterore mund te kene qene ne Çameri qe ne Mesjete, me gjase te perhapura nga trevat jugperendimore (Laberi, Gjirokaster, etj.), ku gjithashtu gjenden ne perqindje relativisht te larte.

                                        in reply to: Rezultatet e reja të projektit #4007
                                        Alban
                                        Keymaster
                                            • Offline

                                            Memaj, Ramoc, Gjakove: E-V13>Z5018>FGC33614>FGC33646>Y93102>Y91573.

                                            Kjo familje ka prejardhja nga Tetajt e Merturit ne Malesine e Gjakoves. Prej aty u zhvendosen ne Ramoc te Gjakoves, ku ka edhe familje te tjera nga Merturi. Rezultati eshte tipik i fisit te Berishes se Murr Dedit, ose sic njihet ne Kosove, Berisha e Bardhe. Pra, prejardhja eshte nga zona e Pukes, me shume gjase nga fshati Mertur, me pas levizje drejt Merturit dhe fshatit Tetaj ne Malesine e Gjakoves, me pas ne Gjakove.

                                            Nga fshati Ramoc kemi edhe nje rezultat tjeter merturtas qe ka bere test standard dhe dallohet qe eshte te pakten Y93102. Po ashtu, kemi nje rezultat nga Batllava me prejardhje nga fshati Tetaj ne Mertur, i cili eshte Y91573+. Kemi edhe nje anetar merturas nga Ramoci qe po pret perfundimin e testit te thelluar. Shpresojme qe kur te perfundoje, te kemi nje degezim me specifik te disa familjeve te Merturit, per te cilen merturas te tjere mund te testohen me teste SNP.

                                            in reply to: Rezultatet e reja të projektit #3998
                                            Alban
                                            Keymaster
                                                • Offline

                                                Saliko, Gumenice, Çameri, Greqi: E-V13>Z5018>S2979>L241>MF657677>FTG57709.

                                                Kjo familje ishte testuar me heret me rezulocion mesatar dhe ishte e klasifikuar vetem si E-V13. Pas permiresimit te rezultatit, u percaktua nje dege shume interesante: E-V13>MF657677. Si rrallehere, kjo dege ka dy rezultate nga eshtra te testuara me pare: nje nga Çekia, shek.7-9, dhe nje nga Hungaria, shek.5. Keto dy gjetje sugjerojne te pakten qe drejtimi i levizjes se kesaj linje, duhet te jete nga veriu.

                                                Perveç familjes Saliko, edhe familja Mahmuti po nga Gumenica i takon kesaj vije aterore, me gjase ne largesi 200-400 vjet ne vije aterore nga Salikot. Me rritjen e kampionit ne Çameri ndoshta kjo linje mund te shfaqet serish.

                                                in reply to: Rezultatet e reja të projektit #3996
                                                Alban
                                                Keymaster
                                                    • Offline

                                                    Myzeqari, Çerme, Lushnje: J2a-M410>M67>Z1847>Y23522>Y44916>Y261973>Y342155

                                                    Pasi rezultati u vendos ne pemen e YFull, u pa se formon nendege te re me nje rezultat maqedonas nga zona e Rekes: J-Y261973. Nga te dhenat paraprake duket se largesia do te jete rreth 900-1200 vjet, mirepo duhet pritur perditesimi i pemes per nje shifer me te sigurte.

                                                    Duhet permendur se lidhet me nje dege tjeter nga Epoka e Bronzit (J-Y232264), qe gjithashtu e kemi gjetur ne Diber (familja Berisha) dhe ne Rrogozhine, si dhe ne Baldushk. Sipas shenuesve STR, edhe kjo dege mund te kete moshe te ngjashme. Me gjase te dyja kane qene pjese e periudhes se etnogjenezes arberore/shqiptare.

                                                    • This reply was modified 5 months, 1 week ago by Alban.
                                                    in reply to: Rezultatet e reja të projektit #3993
                                                    Alban
                                                    Keymaster
                                                        • Offline
                                                        On endspp said

                                                        <p class=”” data-start=”93″ data-end=”569″>Përshëndetje! Jam me origjinë nga Qerreti i Pukës dhe po planifikoj të bëj testin e ADN-së së shpejti për të dhënë kontributin tim në këtë projekt. Nuk ka shumë kohë që kam zbuluar forumin dhe njohuritë e mia mbi këtë temë janë ende të kufizuara. Diçka që më ka bërë shumë përshtypje janë lidhjet e shumta midis Pukës dhe fiseve në Kosovë. Më bën kurioz fakti pse zona e Pukës ka një rëndësi kaq të madhe historike, sepse jashtë këtij projekti ka shumë pak informacion në lidhje me këtë.</p>

                                                        Shumica e fiseve te Pukes kane anetare edhe ne Kosove. Qerreti ka sidomos ne pjesen Rrafshin e Dukagjinit. Nqs ke ndonje pyetje rreth testeve na dergo email.

                                                        in reply to: Rezultatet e reja të projektit #3992
                                                        Alban
                                                        Keymaster
                                                            • Offline
                                                            On L said

                                                            Ne Greqi kam pare ne eshtra te lashtesise qe jane gjendur shume J2a-M410. Kane ndonje lidhje me keto te gjetura nder shqiptaret?

                                                            Deri tani nuk ka ndonje lidhje te afert. Por duhet pare nga dega ne dege. Do t’i shohim te gjitha me rradhe.

                                                            • This reply was modified 5 months, 1 week ago by Alban.
                                                            in reply to: Rezultatet e reja të projektit #3985
                                                            Alban
                                                            Keymaster
                                                                • Offline

                                                                Labënishti, Ladorisht, Strugë: E-V13>Z5017>CTS9320>Z16988>FT17132>BY105970.

                                                                Kjo familje me prejardhje nga Labunishti, i takon vijës atërore që përfshin edhe fisin Kelmend, disa rezultate nga Puka dhe Shtimja, dhe disa rezultate nga familje vllehe të juglindjes, por rezultati më i afërt është nga fshati Bërzeshtë në Librazhd (gjysma e këtij fshati ka këtë vijë atërore). Nuk dihet saktësisht largësia mes familjes Labënishti dhe familjes nga Bërzeshta, mirëpo lidhja e këtyre me rezultatet e tjera është mbi 1000 vjet.

                                                                Duke pasur parasysh gjithë zonën nga Librazhdi deri në Strugë dhe Kolonjë, kjo linjë ka diversitet mjaft të lartë në trevat juglindore, dhe duhet të jetë në atë zonë të paktën që në Mesjetë.

                                                              Viewing 15 posts - 1 through 15 (of 58 total)