Buc

Forum Replies Created

Viewing 4 posts - 1 through 4 (of 4 total)
  • Author
    Posts
  • in reply to: Fiset Malesore #4003
    Buc
    Participant
        • Offline

        Po, edhe ne mbahemi si fis Drushtinë dhe Morinë. Por mbasi Drushtina duket se është fis anas prej rajonit në fjalë (sepse mbahemi si fis në veti që nuk kemi lidhje me tjera fise dhe ashtu na kanë dalë edhe rezultatet e testimit), ma merr mendja që s‘ka lidhje të drejtpërdrejt me Morinën, përveç nëse me kohë e kanë marrë emrin/identitetin e tyre ose kanë kaluar andejpari. (Vlen të përmendet se një nga fshatrat që konsiderohet pjesë e fisit Drushtinë, sipas të moshuarve, thuhet se ka shtegtuar nga Çabrati i Gjakovës. Kjo ndoshta mund të ketë lidhje me Morinën sipas mendimit tim.)
        Është interesante sepse kjo linjë del te një pjesëtar i Lopçit në Shalë, por edhe te një pjesëtar i Xhanit në Pult. Të falënderoj shumë, sepse kam kohë që jam duke kërkuar këtë emër/vend. Nëse ke edhe shkrime të tjera, më trego!

        • This reply was modified 5 months, 1 week ago by Alban.
        in reply to: Fiset Malesore #3979
        Buc
        Participant
            • Offline

            <p class=”p1″>Dua të shtoj se përveçse fisi Drushtinë gjendet në disa fshatra të Mitrovicës, ai haset gjithashtu edhe në Tregun e Ri (Novi Pazar), sipas disa shkrimeve por edhe mbiemrave si “Društinac” që mbajnë disa banorë të atjeshëm, e “Drushtini” tek ne në Kosovë.</p>
            <p class=”p1″>Përpos kësaj, dua të pyes nëse ka informata apo shkrime rreth prejardhjes së fisit Berisha e Kuqe. Kush ishte i pari i këtij fisi? Emri, zanafilla, shpërndarja, vendbanimi…? Ngase siç e kam kuptuar nuk lidhet as me fisin Kuç, por as me Berishën. (Linja gjenetike: E-V13 > Z5018 > S2979 > L241 > PH2180 > Y194482)</p>

            in reply to: Fiset Malesore #3868
            Buc
            Participant
                • Offline

                Përndryshe për fjalën shqipe ”drushtë“ shkruan në Wiktionary: ”Nga proto-shqipja ”drustā“, nga e njëjta rrënjë si ”dru“. Ndoshta edhe kjo fjalë mund të lidhet me emrin e fisit Drushtinë, por siç e kam cekur më lartë, i vetmi emër i ngjashëm me ”Drushtinë“ që e kam gjetur në Pult është Drishti (ashtu siç shkruan edhe në burimet gjuhë serbe).

                in reply to: Fiset Malesore #3836
                Buc
                Participant
                    • Offline

                    Përshëndetje, kam një pyetje rreth një vëllazërie, por fillimisht dëshiroj të sqaroj disa gjëra.

                    I takoj linjës atërore E-V13 > Z5018 > Y145455 > BY191636, që do të thotë se rrjedh nga një fis/vëllazëri e ashtuquajtur “anase”, e cila dikur ishte e pranishme në Malësinë e Shkodrës.

                    Sot jetojmë kryesisht në Kosovë, dhe fisin tonë e quajnë Drushtinë. Ky emër, sipas shumë gjasave, është marrë nga bajraku i Drishtit në Pult, por më vonë ndoshta është sllavizuar në “Društinac” (ashtu siç shkruan edhe në burimet në gjuhën serbe).

                    Çuditërisht, përveç kësaj lidhjeje, thuhet se i përkasim fisit Morinë. Por është me rëndësi të theksohet se deri më tani, edhe disa të testuar të tjerë të kësaj linje kanë përmendur fise të tjera më të mëdha si prejardhje të tyre.

                    Pyetja ime lidhet me një vëllazëri, të cilës i takojmë sipas burimeve serbe, por për të cilën nuk kemi dëgjuar më parë. Ajo quhet Tunzeza/Tunzezë, emër që rrjedh nga “Antun/Tun”.

                    Shtrohet pyetja a është ky informacion i saktë dhe i besueshëm?

                    Nëse dikush ka njohuri mbi këtë vëllazëri/emër, apo mbi këto çështje në përgjithësi, do të isha shumë mirënjohës nëse do të më ndihmonte me ndonjë përgjigje.

                    • This reply was modified 7 months, 2 weeks ago by Alban.
                  Viewing 4 posts - 1 through 4 (of 4 total)