Forum Replies Created
-
AuthorPosts
-
Nje anetar qe mbahet anetar i familjes Dukagjinzade ne Aleppo eshte testu dhe ka dal J2b-L283-Y52453. Me shume gjen tek tjetri projekt (http://www.gjenetika.com/testohet-nje-pasardhes-i-familjes-dukagjini/). Te dhenat me doken mjaftueshem te besueshme qe mos me hamendesu qe ja ka fut kot njeri per arsyeje te vetezmadhimit.
March 25, 2025 at 7:35 am in reply to: E-V13>CTS9320>BY4526>Y20805>Y227848: Llapashtica, Gubetini, Havolli, etj. #3938Falemnderit per infot qe mi ke jap, gjithsejt shume te rendsishme.
prejardhjen nga Llapashtica nuk e perjashtoj. Vetem jete per tu sqaru ka dolen ata tjeret nga dega jone – njeri eshte nga Shatra, per tjetrin nuk e dij nga eshte me origjin vetem ate çka tha Albani (prejardhje nga Sanxhaku i Nishit). Ka gjasa qe ne kohe te Turqise jan pozicionu atje per shkaqe strategjike – pas luftes 1689/1690 thuhet qe ky rajon u braktis komplet nga serbet. Mirepo mu nga kjo kohe per shembull theksohet qe Prokupla ka qen qender tregtare me shume raguzjan dhe me nje presence te forte te katolikeve. Pra u dokumentu edhe nje emigrim nga Pulti ne kete rajon nga 10 familje shqiptare.
Eshte edhe nje Llapashtice ne Serbi, shume afer Medvegjes, qe duhet te kete qene e banuar me shqiptar. A dihet naj lidhje me Llapashticen ne Kosove?
Attachments:
You must be logged in to view attached files.March 23, 2025 at 9:41 pm in reply to: E-V13>CTS9320>BY4526>Y20805>Y227848: Llapashtica, Gubetini, Havolli, etj. #3935Pershendetje,
nuk muj ta them me 100 % siguri, po me sa dij une po. Ngaqe na me ata te Vushtrris konsiderohem me te aferm se me keta te rajoneve tjera (edhe me afer se me ata te Podujeves, ndonse i kemi gjeografikisht ma ngat).
Kur flitet per Gubetinin e Toplices, si zakonisht eshte fjala per Gubetinin afer Prokuples. Toplice perdoret ngaqe Gubetini gjindet prane lumit Toplica.
March 23, 2025 at 9:21 pm in reply to: E-V13>CTS9320>BY4526>Y20805>Y227848: Llapashtica, Gubetini, Havolli, etj. #3933Ate videon qe the e pash, e permend edhe Zhabarin. Ketij plakut hallall i koft gjithe ato gjana qe po mundet me i kthjell, mirepo shume veshtir me i vertetu gjithat, sepse pak para 07:40 tregon qe kan leviz ne Llaushe prej Malesise se Mbishkodres. A e thot keta vetem ne baze qe jan te fisit Gashi, apo ka konkretisht nje levizje te konstatume, nuk e dij. Shume histori qe po i tregon plaku pas minutit 07:40 po me doken bukur te ngjajshme me ato qe i kam ndegju nga te mocmit e familjes tone. Psh. e permend Zhabarin -per Zhabar me ka thon axhi qe jena kusheri (ngaqe edhe ata konsideheshin Potera te fisit Gashi),po nuk doli (sic thash, ata dolen G2a). Emri Potera sipas “PREJARDHJA DHE SHPËRNDARJA RAJONALE E MBIEMRAVE TË SHQIPTARËVE TË KOSOVËS” nga Ali dhe Nebi Caka:
“Potera (374) nga turq. potere zhurmë, kërcëllimë, rrapëllimë,
zallahi, zhaurimë; shamatë, po dhe thirrje, kushtrim, alarm, shenj
dhe za me pushkë që jepet në Rumeli prej malit në mal, lajm mali; të
ngritunit e popullit në gjithmbarësi për të luftue me anmik.
Pra, me kushtrim ka të bëjë mbiemri Potera i disa familjeve
kosovare, i cili lidhet me luftën e Demë Ahmetit kundër serbëve që e
kishin sulmuar Fshatin Reçicë (Mavriq) në vitin 1811. Ky vëlla i
Havollëve (shih më poshtë#) lëshoi kushtrimin (poterën) për ti
shkuar në ndihmë familjes së sulmuar. Rapsodi thotë: Ngajshin Llap
e ngajshin Shalë, kuajt e zi nga shkuma ishin ba të bardhë. Nga kjo
kohë njëri prej vëllezërve tëfshatit Llapashticë mban mbiemrin Potera [Ymer Havolli].”Sipas kesaj, emri Potera duhet te jete kriju pas emrit Havolli dhe dikur nga viti 1811. Ngaqe na dolem me ta te nje fisi dhe kem dijeni per lidhje me Poterajt, por jo me Havollet, ka mundesi qe u degezu aty najnjo prej Llapashtice anej ka Sanxhaku i Nishit. Normal nese jon keto burime te besueshme…
March 22, 2025 at 7:07 pm in reply to: E-V13>CTS9320>BY4526>Y20805>Y227848: Llapashtica, Gubetini, Havolli, etj. #3925Mbiemrin Gubetin e mbajm prej debimit nga fshati Gubetin ne Toplice ne Botin 1877. Disa kan kalu ne Vushtrri, disa ne Llap dhe Gollak. Ka disa qe thojn qe ka pas Gubetin edhe ne Ferizaj pas debimit po keta nuk muj me vertetu. Konkretisht ne rastin tim jena ne fshatin Vanofc cili gjindet afer Ternaves.
Sipas gojedhane e kemi pas prejardhjen nga Shkodra para Gubetini, mirepo rezultatet deri me tani nuk e kan vertetu kete gojedhane.March 22, 2025 at 10:39 am in reply to: E-V13>CTS9320>BY4526>Y20805>Y227848: Llapashtica, Gubetini, Havolli, etj. #3917Une jam ne degen e kesaj familje, mbiemri Gubetini. A dihet prej cilit vend kan kalu ne Llap Havollët ngaqe po thu qe kan kalu ne 1740?
sa i perkete linjes se Poterajve, na Gubetint sipas te pareve me Poterajt nuk martohemi. Disa Gubetin e kan mbajt emrin Potera deri vonë, mirepo jo dega ime. Interesant eshte qe ata te Llaushes qe i permende, konsiderohen fis edhe me Potera te Zhabarit me sa dij. Nje i testuar nga ata doli G2a, pra as ne lidhje me Gashin e Tropojes as me Gashin e Llapashtices.
Po nuk pritove vlla, a mundesh me i hedh kto ne nje PCA-Plot me shembujt antik qe i kemi nga Ballkani?
Shtrohet pyetja se sa ka gjasa qe E-V13 te jete shpernda me proto-iliret, sepse njeren ane kemi diverzitet te larte ne rajonet shqiptare, ne tjetren ane kemi diverzitet jo vetem aty poashtu ne Bullgari; Ukraine etj. Meqe Bullgaria ka dal me disa E-V13 ne ADN antike (Kapiten Andreevo, Rozovo..), dhe nuk duken ardhacak prej “nalti”, sipas mendimit tim gjasat jan te uleta. Po te ish perhap me proto iliret E-V13, a mos nuk ish kon vetem e pritshme te gjejm edhe nga bregdeti adriatik E-V13 te lashte? Per mendimin tim teorija dardane ne ate pikpamje ka shume baze, sepse ka qen rajon ndermjetesor nga Illyricum proper deri ne Traki. Pra aty eshte vetem normal ta shofim nje gradient gjenetik te disa grupeve. Por, e vetmja menyre se si E-V13 mund te arsytohet te jete vetem pjese e dardaneve e jo fiseve tjera, eshte qe u fut permes trakeve apo proto trakeve. Perndryshe nuk pin uj argumentacioni pse nuk gjindet te asnje fis tjeter perpos te Dardaneve (nese e gjejm behet fjala). Te pakten keshtu mendoj une.
Madje duhet me u marr parasysh qe nga koha para 2500 viteve kemi shume pak rezultate ne ballkan. Plus nuk e dij se sa jena te ndricuar mbi ritet e varrimit – shume nga tumat kan qen varre te shtresave aristokrate. A qendron kjo per popullesin e thjesht, nuk jam plotesisht i sigurt.
Sa per ta nxit diskutimin:
1.) substrati E-V13, nese ka qen prezent tek dardanet, rrjedh nga popullesia trake qe permendet ne lindje te dardanise apo ka qen prezent ne etnogjenezen te ilireve? pergjegje definitive sigurisht nuk ka, mirepo cila variant duket me e arsyeshme? Kemi shembull luftetaret e Himera ne sicili nen E-CTS6377 me profil autosomal te ngjajshem me iliret.
tek proto-iliret E-V13 duhet te kete qen 0 sipas gjitha rezultateve qe kemi deri me tani.
2.) valet e levizjes kryesore te V13 ende me duken misterioze. Cila popullesi mund ta kete shpernda?
Wow gjetje e vecant. Po ky rezultatati i lasht i Nishit, cfare profil autosomal kishte? ngjajshem e iliret apo traket?
-
AuthorPosts