Forum Replies Created
-
AuthorPosts
-
Pershendetje, Endrik. Linja E-Y143058 i perket linjes E-Y92017, e cila eshte nje linje shume e perhapur shqiptare. E-V13 eshte linja me e perhapur ne periudhen para-sllave ne Ballkan. Ne trojet shqiptare, ndoshta kishte nje perhapje me te larte ne Dardani.
Nendega Y143058 mesa duket ka nje perhapje nga Shqiperia veriore gjate periudhes mesjetare, sidomos nga viset e Lezhes. Ti nga ku e ke prejardhjen?
June 24, 2025 at 8:38 pm in reply to: Rezultate arnaute (shqiptare) nga Turqia, Mesdheu dhe Afrika Veriore #4060Rezultatet janë mbledhur nëpërmjet 23andme, FTDNA, MyHeritage, Ancestry etj. dhe janë hequr emrat/mbiemrat për mbrojtjen e të dhënave vetjake. Shtylla e parë tregon vendbanimin modern, ndërsa shtylla e dytë tregon shtetin/trevën e prejardhjes. Rezultatet do të përditësohen herë pas here.
Turqi Çamëri, Greqi – E-V13
Turqi Ajdonat, Çamëri, Greqi – E-V13
Turqi Çamëri, Greqi – I-M223
Turqi Çamëri, Greqi – R-PF7563
Turqi Filat, Çamëri, Greqi – G-Z30503
Turqi Filat, Çamëri, Greqi- R-YP417Turqi Prishtinë, Kosovë – E-V13
Turqi Ferizaj, Kosovë – E-V13
Turqi Ferizaj, Kosovë – I-M253
Turqi Kosovë – R-Z2705Turqi Preshevë, Serbi – E-V13
Turqi Sanxhak – R-Z2705Turqi Shkup, Maqedoni e Veriut – J-L283
Turqi Shkup, Maqedoni e Veriut – I-Y3120
Turqi Ohër, Maqedoni e Veriut – I-Y3120
Turqi Maqedoni e Veriut – J-L283
Turqi Kumanovë, Maqedoni e Veriut – R-Z2705Turqi Shkodër, Shqipëri – R-Z2705
Turqi Vlorë, Shqipëri – E-V13
Turqi Gjirokastër, Shqipëri – J-L283
Turqi Vlorë, Shqipëri – I-Y3120Siri Lezhë – J-L283
March 23, 2025 at 9:29 pm in reply to: E-V13>CTS9320>BY4526>Y20805>Y227848: Llapashtica, Gubetini, Havolli, etj. #3934Përshëndetje, a dini nëse Gubetinët nga Mitrovica dhe Podujeva kanë lidhje fisnore me Gubetinët në Vushtrri?
Gubetini i Toplicës përbëhej nga i njëjti fis me Gubetinin në Prokuplë?
Përshëndetje, Tino. Mund të lexosh artikullin përkatës mbi E-V13>Z17107 për linjën e familjes Frashëri:
“Brenda E-Z17107, pothuajse të gjitha rezultatet janë nën E-Z38456. Në këtë nëndegë gjenden anëtarë të disa fiseve të veriut, si Toplana, Shllaku, Dibrri dhe Çidhna. Po nga ky nëngrup kemi në projekt edhe një anëtar nga Frashëri i Përmetit, pinjoll i familjes së shquar Frashëri. Pra, gjasat janë që edhe atdhetarët e Rilindjes Kombëtare, vëllezërit Frashëri, kanë pasur linjën atërore E-Z17107>Z38456, dhe ndajnë një paraardhës të përbashkët me gjithë anëtarët e tjerë të të njëjtës linjë.”
Gjithashtu, mund të lexosh në anglisht këtë artikull për degëzimin Z17107>BY4465 (degëzimi i trungut Frashëri), i cili përfaqëson një linjë të rëndësishme proto-shqiptare:
https://arbanology.substack.com/p/e-by4465-a-look-into-a-proto-albanian
Anonim, haplogrupi (Y-DNA) nuk ka asnjë lidhje me prejardhje autosomale. Thjesht nga këndvështrimi numerik, shumica e bartësve të E-V13 sot jetojnë në Evropën qendrore, perëndimore dhe veriore. Nuk kanë asnjë dallim të tillë siç shkruan ti.
Së dyti, E-V13 ka prejardhje nga Ballkani neolitik dhe u zgjerua me popujt paleo-ballkanikë indo-evropianë. Nuk ka asnjë lidhje me “pellazgët”. Mbi 50% e prejardhjes autosomale e popujve paleo-ballkanikë është nga Ballkani neolitik.
Së treti, J2b-L283 është me origjinë nga Jamnaja sepse me popujt Jamnaja mbërriti në Ballkan, gjuhën IE përhapi dhe luajti rol themelor për formimin ilir.
Pyetja ime lidhet me një vëllazëri, të cilës i takojmë sipas burimeve serbe, por për të cilën nuk kemi dëgjuar më parë. Ajo quhet Tunzeza/Tunzezë, emër që rrjedh nga “Antun/Tun”.
Shtrohet pyetja a është ky informacion i saktë dhe i besueshëm?
Nëse dikush ka njohuri mbi këtë vëllazëri/emër, apo mbi këto çështje në përgjithësi, do të isha shumë mirënjohës nëse do të më ndihmonte me ndonjë përgjigje.
Nëse nuk e keni dëgjuar këtë më parë, duhet të jeni të kujdesshëm me informacionin nga autorët serbë, pasi ata janë të njohur për shpikjen e teorive që nuk u janë raportuar kurrë në terrenin etnografik.
-
This reply was modified 10 months ago by
Alban.
Rezultat shumë interesant. Pra kemi një rast ku traditat gojore “dalin” të vërteta.
Po nuk pritove vlla, a mundesh me i hedh kto ne nje PCA-Plot me shembujt antik qe i kemi nga Ballkani?

Po, por të dhënat vetjake nuk janë publike. Për shumicën është shënuar prejardhja gjeografike (jug/veri etj.)
Ky grup fisesh prej Sanxhakut jetojnë në Kradanik, Sipanje dhe Korita. Nuk kanë të gjithë një histori të përbashkët, por të gjithë pretendojnë që kanë prejardhje nga jugu drejt veriut. Disa pretendojnë që janë nga Kuçi/Malësia (Brda), kurse disa të tjerë që kanë prejardhje të afërt nga Rozhaja dhe më përpara nga Peja.
Në mes:

-
This reply was modified 10 months ago by
-
AuthorPosts

